KreuStil Jetese

Dafina Zeqiri zbulon nga kush e trashëgon talentin

Këngëtarja Dafina Zeqiri së fundmi, ka postuar në profilin zyrtar në Instagram një video ku dëgjohet zëri i nënës së saj duke kënduar. Këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat në rrjetin social këtë video ku mamaja e saj këndon një këngë të vjetër qytetare me dedikimin: ‘sing angel’ (këndo engjëll). E ëma e këngëtares nuk është e panjohur për skenën muzikore, pasi ka qenë një këngëtare e talentuar e cila ka spikatur me zërin e saj në Kosovë. Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, ku nuk kanë munguar komentet pozitive për zërin e të nënës së saj, madje kanë shkruar se Melihate Zeqiri këndon më mirë se e bija. Me këtë video Dafina dhe njëherë tregon publikisht raportin e saj të ngushtë me nënën, e cila e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së suksesshme muzikore të artistes.

Në fillim të muajit, më 8 maj, Dafina ka postuar një tjetër video me nënën ku e uronte ‘Gëzuar Festën e nënës Mbret. Nuk është e thjeshtë te jesh njëkohësisht nënë dhe baba duke rritur tre vajza. Je legjenda ime’.

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka realizuar një bashkëpunim te suksshëm me grupin KAOS, i cili titullohet ‘Na’ dhe ka arritur plot 4 milion shikime në faqen Youtube. Këngëtarja ka qenë në fokus të medias pas publikimit të nominimeve në Top Awards, ku Dafina Zeqiri nuk figuronte në asnjë kategori. Këngëtarja nuk ka qenë e vetmja, pasi edhe emra të tjerë të muzikës si: Tuna, Genta Ismajli, Adrian Gaxha nuk ishin të nominuar.

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF