Në Londër, në Pallatin Blenheim, u zhvillua sfilata pranverore e shtëpisë Dior, koleksioni i dytë i paraqitur nga dyshja në krye të studios (Lucie Meier, 33 vjeç, dhe Serge Ruffieux, 41 vjeç) që garantojnë vazhdueshmërinë që prej largimit të Raf Simons tetorin e kaluar. Emri i krijuesit të ri do të bëhet i ditur në disa javë, ndoshta në momentin e sfilatës “Haute Couture”. Fjalët e fundit flasin për irlandezin e ri, J.W. Anderson, që në dy vite, modernizoi fuqishëm Loewe, markë e grupit LVMH.
Mbi një podium si tapet, koleksioni sjell sharmin e fshatërve angeleze, me motive gjuetie, kostume të thjeshta me nuanca rurale, puplina, motive lulesh dhe lëndinash. Të gjitha koto janë të përziera me inspirime globalizimi, me kadife të qëndisur, mëndafsh japonez ngjyrë të verdhë luledielli ose rozë kajsie, si dhe motive me inspirim afrikan.
Një zgjerim i ngjyrave të përshtatura me qëndisje dhe të pasuruara nga motivet, duke dizenjuar një feminitet garantues, modern dhe gjeneroz. Ndoshta është arkitektura barok në vend që ka influencuar dyshen?
Për shtëpinë në rrugën Montaigne, kjo sfilatë është një okazion për të kujtuar dhe përforcuar lidhjet e saj me tokën britanike, ndërkohë që me këtë rast është inaguruar një butik gjigant në New Bond Street.
Pallati Blenheim ka qenë dy herë skena e një sfilate Dior, në 1954 dhe mbi të gjitha në 1958. Më 12 nëntorn 1958, është vetë princesha Margaret që priste të riun Yves Saint Laurent (pasues i Christian Dior) për prezantimin e koleksionin Haute Couture të dimrit. Revista “Jours de France” në atë kohë kishte titullin “Dior chez Margaret” (Dior tek Margaret). Por kur do të shohim “Dior chez Kate”? Koleksioni rionor dhe sharmant i paraqitur më 31 maj i shkonte për mrekulli Kate Middleton.

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?





