Në Londër, të ftuarit special janë lundrimet me varkë drejt zonave bregdetare për elitat, strahime luksoze dhe konfidenciale. Por nuk është ky rasti për sfilatën Gucci ku drejtori artistik, Alessandro Michele, sigurisht që udhëton, por në histori.
Një histori e përzier me glamur modern dhe origjinal, romantizëm gotik dhe të bollshëm, që ushqen këtë sfilatë pranverore Gucci 2017 plot spektakël, pasi është prezantuar nën çatinë e kishës së Westminster, një evnimet që zhvillohet për herë të parë në historinë e vnedit ku Anglia kurorëzon mbretërit që prej vitit 1066.
“Ju e dini sa shumë që e dua Elizabeth I. Për mua, ajo është një rok stari i vërtetë, ajo kujdesej shumë për pamjen e saj, shumë artistë kanë bërë portretin e saj dhe shumë djem të rinj dëshironin të ishin të dashurit e saj. Është çfarë ne quajmë një rok star, apo jo? Dëshiroja që ajo të ishte në zemër të këtij koleksioni”, shpjegon Alessandro Michele, nën dritën e xhamave të sallës kryesore të kishës.
Megjithatë, nuk ka rikrijime historike. Por një garderobë gjigante prej 96 parakalimesh, femra dhe meshkuj, të inspiruar nga klanet kryesore stilistike të Britanisë së Madhe, të riinterpretuar nga syri radikal i Alessandro Michele.
Bukuri neoromantike me fustane indiane, poezi të Bloomsbury me veshje mëndafshi, princesha punk elizabetiane të mishëruara në fustane me copra skoceze të shoqëruara me motive rok “new wave” dhe xhaketa mëndafshi të qëndisur plot motive, xhinse të zbardhura…


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?


