Tre javë larg referendumit të Brexit (për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në BE), ka një pritje të ngrohtë në pallatin Blenheim, ku Dior sapo ka prezantuar koleksionin e tij Pranverë 2017 në një nga rezidencat më prestigjoze të Shtetit të Britanisë së Madhe.
Një histori që përsëritet kur dime se vetë Christian Dior ka ardhur këtu dy herë në këtë kështjellë, në vitin 1954 për një sfilatë bamirësie për Kryqin e Kuq dhe për të takuar princeshën Margaret që në atë kohë dëshironte të shihte me sytë e saj krijuesin e New Look.
Ashtu si ai, dyshja aktuale e ngarkuar me krijimtarinë e shtëpisë, Serge Ruffieux dhe Lucie Meier, vlerësojnë çuditshmërinë britanike, mbi të gjitha kur ajo merr mbi podium pamjen e një aristokracie hipi.
Fustanet dhe bluzat e gjata mbështillen nga shallrat, ndërkohë që në duart e vajzave gjejmë byzylykë voluminoz sportiv që përziejnë përdredhjet e gjarpërit, metalit, rripit detar dhe bizhutë tip hajmali që varen në to. Aksesorë me potencial të lartë tregtar.
Të gjitha këto janë në shoqëri të çantave lëkurë hardhucë apo të mbushur, të shtrirë ose format banane, të përshtatura me sandale sportive me një gisht, apo një Lady Dior të transformuar në një gjysmë çantë shpine. Nga ana tjetër çizmet shumë cool përziejnë pa komplekse taka të arta me inspirim disko-barok, kaki ushtarake, detaje të rastit dhe motive kamuflazh.

Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re


