KreuStil Jetese

Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Në moshën 19 vjeçare, motra e vogël e Gigi Hadid bëhet ambasadore e makeup të Dior. Disa muaj pasi ishte modelja e makeup të famshëm të artistit Pat McGrath për koleksionin e tij makiazh Gold 001, Bella fillon një aventurë të re si muzë për shtëpinë e rrugës Montaigne në Paris.

Ajo që tërhiqte vëmendjen gjatë Festivalit të Kanës me fustanin e kuq të hapur që i linte pak vend imagjinatës, mund të ndihet krenare për këtë bashkëpunim me shtëpinë Dior, për të cilën ajo sfiloi edhe në Londër me rastin e koleksionit pranverë 2017.

Një bashkpëpunim që duket premtues sipas klishesë së parë të fotos shumë estetike të firmosur Alexandra Utzmann, si dhe me një program video bukurie të pazakontë, “Dior Makeup Live with Bella Hadid”, ku filmimi i parë pritet të publikohet sot më 6 qershor në web.

Me sa duket ky do të jetë një bashkëpunim i bukur që duhet ndjkur nga afër.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF