Le specs, Le specs Luxe, House of Holland, Preen by Thornton Bregazzi dhe Karen Walker, deri më dje i kemi parë teksa i mbajnë personazhet më fashion në botë, apo blogerët e njohur, por tashmë gjenden shumë pranë, në Tiranë. Italoptik, optika e parë në vend me gati 20 vjet histori ka sjellë për gjithë fansat e syzeve emrat më IN të syzeve australiane. Me këtë rast në dyqanin e Italoptik, në TEG u organizua një koktejl elegant, me klientët besnik të këtij dyqani dhe personazhe VIP, nga bota e artit. Të ftuarit e kësaj nate kanë qenë të parët, që janë njohur me këto koleksione moderne, të cilave nuk ju kanë rezistuar, por secili rrëmbeu të preferuarat. Enkas për këtë ditë Italoptik ofroi një ulje dhe dhuroi përmes një shorteu për një nga të pranishmit me fat, një palë syze Le specs. Cilësia e syzeve, disajni i bukur dhe çmimi i konkurrueshëm janë tre pika të forta të këtyre markave, që janë moda më e re e kryeqytetit shqiptar. Revista BORDO, përmes fotografive ju sjell disa nga momentet e kësaj mbrëmje dhe të ftuarit që morën pjesë.


Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re

