teri hatcher

"Nuk e dija çfarë ishte prezervativi...", Teri Hatcher vjen me rrëfimin mbi humbjen e virgjërisë! - Celebrity
KreuCelebrity

"Nuk e dija çfarë ishte prezervativi...", Teri Hatcher vjen me rrëfimin mbi humbjen e virgjërisë!

Teri Hatcher ka folur hapur për përvojën e saj të parë seksuale, duke pranuar se në adoleshencë nuk ishte e përgatitur apo e edukuar për seksin.

Ylli i serialit të famshëm Desperate Housewives ndau rrëfimin e saj personal për herë të parë në episodin më të fundit të podcastit Desperately Devoted, ku foli me sinqeritet për mënyrën se si mungesa e informacionit e ndikoi në atë periudhë të jetës.

“Nuk dija çfarë ishte një prezervativ. Më duket se hera e parë që do të bëja seks isha nxënëse e shkollës së mesme, në shtëpinë e prindërve, në shtratin e tyre.” kujtoi Hatcher, duke shtuar se nuk kishte idenë se si dukej një prezervativ dhe si përdorej.

“Unë nuk mora prezervativ, kështu që nuk e përdora,” shpjegoi ajo, duke shtuar se nuk ishte e sigurt nëse partneri i saj kishte një të tillë atëherë.

Ylli i “Lois & Clark” e pranoi se ishte me fat që nuk mbeti shtatzënë apo ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

“E di vetëm që isha me fat që dola e gjallë. Jam me fat që jam këtu sot për të folur për gjithçka. Nëse do të shqyrtonim historinë time seksuale, ajo është e mbushur me gabime,” shtoi ajo.