enrica bonaccorti

Ndahet nga jeta ikona e televizionit italian Enrica Bonaccorti - Celebrity
KreuCelebrity

Ndahet nga jeta ikona e televizionit italian Enrica Bonaccorti

Ndahet nga jeta ikona e televizionit italian Enrica Bonaccorti

Bota e medias dhe filmit italian vajton sot humbjen e një prej ikonave të televizive, Enrica Bonaccorti, e cila u nda ditën e sotme nga jeta në moshën 76 vjeçare. Një lajm që i ka trishtuar të gjithë kolegët dhe adhuruesit e saj.

E njohur për programe televizive si "Non è la Rai," "Italia Sera," and "Pronto, chi gioca?" kishte njoftuar publikisht shtatorin e kaluar se vuante nga kanceri i pankreasit, një sëmundje e cila ajo nuk arriti ta mposhtë duke mbyllur sytë përgjithmonë sot më 12 mars 2026.

Por si nisi karriera e saj? Boncaccorti e nisi fillimisht në teatër rrugëtimin e saj artistik në fund të viteve ’60, duke bashkëpunuar me Domenico Modugno dhe Paola Quattrini. Përveç aktrimit, ajo shkroi edhe tekste këngësh për Modugnon, mes tyre “Amara Terra Mia” dhe “La lontananza”.

Në vitet ’80 u bë një nga figurat më të njohura të televizionit italian me programe si “Italia Sera” dhe “Pronto, chi gioca?”. Më pas kaloi në rrjetet e Mediaset, ku prezantoi emisione të suksesshme si “Cari genitori” dhe “Non è la Rai”.

Gjatë karrierës së saj të gjatë punoi në televizion, radio dhe talk show të ndryshme, ndërsa përvojën e fundit televizive e pati në vitin 2019 me programin “Ho qualcosa da dirti” në Sky Italia. Bonaccorti mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit italian.