KreuCelebrity

Donte të behej nënë, pak orë para ndarjes Vanesa zbuloi planet e marrëdhënies me Indrin

Donte të behej nënë, pak orë para ndarjes Vanesa zbuloi

Një intervistë e fundit e ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, Vanesës, për “Dukagjini TV” ka dalë në dritë në një moment të papritur, pasi është realizuar vetëm pak orë përpara se marrëdhënia e saj me Indritin të merrte fund publikisht gjatë një “Prime”.

Në këtë bisedë, Vanesa është shfaqur e hapur duke folur për një nga dëshirat më të mëdha të jetës së saj dëshirën për t’u bërë nënë. Ajo ka treguar se këtë ëndërr e kishte ndarë edhe me Indritin gjatë kohës që ishin bashkë në format.

Sipas saj, tema e fëmijëve ka qenë pjesë e diskutimeve të tyre, por ajo ka zgjedhur të mos e shtjellojë publikisht në detaje, duke e konsideruar një çështje intime që kërkon kohë dhe vendime të marra jashtë kamerave.

E pyetur mbi një skenar ku partneri mund të mos dëshironte fëmijë, Vanesa ka lënë gjithçka të hapur, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare, por duke theksuar se vendime të tilla varen nga shumë rrethana personale.

Ajo ka përmendur gjithashtu edhe faktin se Indriti ka një fëmijë nga një lidhje e mëparshme, gjë që sipas saj e ka bërë më të kujdesshme në mënyrën se si ka folur publikisht për marrëdhënien e tyre dhe temat familjare.

Kjo intervistë, e realizuar pak para ndarjes së bujshme, ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre dhe mënyra si u mbyll marrëdhënia mes dy ish-banoreve të njohura të formatit.