KreuCelebrity

Stefano De Martino anulon gjithçka dhe vrapon te Belén, si është gjendja e modeles

Stefano De Martino anulon gjithçka dhe vrapon te Belén, si

Momente tensioni dhe shqetësimi për showgirl-in argjentinas Belen Rodriguez. Në orët e fundit janë zbuluar detaje të reja mbi gjendjen e saj shëndetësore, pasi autoritetet ndërhynë në apartamentin e saj në Milano pas një alarmi të dhënë nga fqinjët.

Sipas mediave italiane, fqinjët dëgjuan britma dhe thirrje për ndihmë që vinin nga banesa e prezantueses në zonën Brera të Milanos. Rreth orës 07:00 të mëngjesit, një fqinj telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112 pasi dëgjoi zërin e Belén që kërkonte ndihmë nga dritarja e banjës.

Në vendngjarje mbërritën dy patrulla policie, zjarrfikësit dhe një ambulancë. Rruga u bllokua për disa orë për të lejuar operacionin e shpëtimit. Raportohet se situata mbeti e tensionuar për më shumë se tre orë, pasi Belén fillimisht refuzoi të hapte derën dhe të bashkëpunonte me autoritetet. Vetëm kur zjarrfikësit u përgatitën të thyenin derën, showgirl-i vendosi të hapte.

Sipas raportimeve të para, 41-vjeçarja u gjet në një gjendje të rënduar psikofizike dhe u transportua me kod të verdhë drejt spitalit Policlinico në Milano për kontrolle mjekësore. Më pas, spitali konfirmoi se gjendja e saj ishte e mirë dhe se ajo ishte lëshuar për t’u kthyer në shtëpi.

Në muajt e fundit, Belén Rodriguez kishte folur publikisht për vështirësitë personale dhe problemet e shëndetit mendor, duke pranuar se vuante nga sulmet e panikut dhe se ishte nën trajtim me medikamente.

Sipas Fanpage, personi i parë që u kontaktua nga policia ishte ish-bashkëshorti i saj, Stefano De Martino. Prezantuesi italian, i cili është edhe babai i djalit të tyre Santiago, mbërriti menjëherë pranë Belén dhe qëndroi në krah të saj gjatë transportimit në spital.

Madje, Stefano De Martino vendosi të shtyjë regjistrimet e emisionit “Affari Tuoi”, që ishin planifikuar në Teatro delle Vittorie në Romë, për të qëndruar pranë ish-bashkëshortes dhe djalit të tyre në këtë moment delikat.

Ky veprim ka prekur fansat dhe ka treguar se, pavarësisht ndarjes së tyre të trazuar, mes Belén dhe Stefano-s vazhdon të ekzistojë një lidhje e fortë njerëzore dhe familjare.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë ndodhi realisht brenda apartamentit të showgirl-it atë mëngjes dramatik.