
Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër deklaratat e Donald Trump lidhur me Iranin, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin global.
Në reagimin e tij, Papa theksoi se një qasje e tillë prek jo vetëm aspektin ligjor ndërkombëtar, por mbi të gjitha dimensionin moral. “Kërcënime të tilla janë të papranueshme. Pas tyre qëndrojnë pasoja të rënda për njerëz të pafajshëm – fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra që do të vuajnë nëse situata përshkallëzohet,” u shpreh ai.
Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për maturi dhe përgjegjësi, duke nënvizuar nevojën urgjente për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të tensioneve.
Ai apeloi gjithashtu për angazhim të përbashkët në favor të paqes: “Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë – të lutemi, por edhe të ngremë zërin tonë që të dëgjohet nga vendimmarrësit, për të treguar qartë se nuk duam luftë, por paqe.”
