
Gjyshja e vogëlushes që u sulmua nga një qen në Vlorë ka rrëfyer me tronditje detajet e ngjarjes së rëndë.
Sipas saj, gjithçka ndodhi teksa po shëtisnin pranë detit, kur një qen i madh u afrua papritur dhe iu hodh fëmijës. “Ishim duke bërë xhiro buzë detit, kur qeni u vërsul drejt vajzës dhe e kafshoi në kokë. Nuk arrita ta mbroja,” tregoi ajo.
Ajo shtoi se në momentin që pa qenin duke u afruar, tentoi ta largonte vajzën nga rreziku duke e kaluar në anën tjetër, por situata mori kthesë të papritur. “Qeni u duk sikur u largua, por më pas u kthye dhe e sulmoi,” u shpreh gjyshja, duke theksuar se në vendngjarje ndërhynë disa persona për të ndihmuar.
