Festivali prestigjioz i filmit në Kanë ka ngritur zyrtarisht siparin mbrëmjen e djeshme në Francë, duke sjellë që në natën e parë atmosferën magjike të tapetit të kuq dhe shkëlqimin e yjeve më të mëdhenj të kinemasë botërore.
Ceremonia hapëse u mbajt në Grand Théâtre Lumière dhe u moderua nga aktorja francezo-maliene Eye Haïdara. Gjatë mbrëmjes, publikut iu prezantua edhe juria e këtij viti, e kryesuar nga regjisori korean Park Chan-wook, i cili hyn në histori si presidenti i parë korean i jurisë në historinë e festivalit.
Në panelin e jurisë bëjnë pjesë emra të njohur të industrisë së filmit si Demi Moore, Ruth Negga, Laura Wandel, Chloé Zhao, Diego Céspedes, Isaach De Bankolé, Paul Laverty dhe Stellan Skarsgård.



Ceremonia u mbyll me performancën e artistëve Theodore dhe Oklou, ndërsa më pas u shfaq filmi hapës The Electric Venus, me regji të Pierre Salvadori.
Që në ditën e parë, tapeti i kuq i Cannes tërhoqi vëmendjen me paraqitjet elegante të të ftuarve VIP. Ndër më të komentuarat ishte ylli i serialit Emily in Paris, Philippine Leroy-Beaulieu, e cila u shfaq me një fustan lejla Saint Laurent nga Anthony Vaccarello, ndërsa Demi Moore mahniti me një krijim vezullues të markës Jacquemus.









Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Dy javët e ardhshme premtojnë edhe më shumë momente glamour, stil dhe surpriza nga një prej eventeve më të rëndësishme të kinemasë dhe modës në botë.
