Pak ditë më parë në kinemanë Millenium, u zhvillua premiera e filmit më të fundit të kinematografisë shqiptare, “Dilema e Ismailit”, i xhiruar në 2019, një film me mesazh të fortë për një nga karakteristikat më domethënëse të popullit shqiptar. besës.
Revista Bordo ishte prezent për të kapur emocionet e para të kastit dhe për të zbuluar më shumë rreth historisë dhe mesazhit që përcjell ky metrazh i shkurtër.
Regjisori Dhimitër Ismailaj shpjegoi se ideja për filmin ka lindur gradualisht gjatë viteve, duke u frymëzuar nga nevoja për të rikthyer vlerën e besës, e cila sipas tij, po keqpërdorej kohët e fundit. “Besa nuk i takon asnjë feje apo doktrine, është një vlerë e veçantë shqiptare,” tha ai. Filmi synon të rikujtojë publikun mbi rëndësinë e vlerave kombëtare dhe të tregojë se kjo traditë ka shpëtuar jetë njerëzish.
Ismailaj tregoi se sfidat kryesore kishin natyrë financiare, pasi mungesa e fondeve i detyroi të bazoheshin në mundësitë personale dhe përkushtimin e aktorëve. “Fatmirësisht, aktorë të njohur pranë punuan me mundësitë tona,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e pasionit mbi honoraret.
Delinda Disha, e vetmja aktore femër në film, interpreton Shkurtën, një personazh kyç që pasqyron forcën e gruas shqiptare dhe rolin e saj në ruajtjen e besës. Ajo tregoi se audicioni ishte i vështirë, por roli i saj i dha mundësinë të shfaqë një figurë të fuqishme femërore.
"Unë ndjeva shumë mire edhe shesh xhirimet pavarësisht për shkak të kohës se filmi është xhiruar në 2019n ka qenë shumë ftohtë por i gjithë kasti i aktorëve e ka përballuar jashtëzakonisht mirë edhe përtej vështirësive të motit, teknike që mund të kishim.Përveç filmit artistik, mesazhit të fortë temës, goditjes që ka filmi edhe dramës së madhe, ajo që do ngelet është besa, ky institucion kaq i madh dhe me vlera që kemi ne, por gjithashtu edhe mesazhi që shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut." tregon aktorja e njohur për Bordo.
Gent Hazizi, që luan antagonistin, përmendi vështirësitë e interpretimit në tre gjuhë shqip, gjermanisht dhe latinisht duke theksuar sfidat që solli kërkesa për autenti. Ai e vlerësoi eksperiencën dhe bashkëpunimin brenda kastit, duke e konsideruar filmin si një përvojë familjare dhe jo thjesht profesionale.
"Sigurisht të bësh rolin e antagonistit unë kam pasur gjithmonë parasysh gjithë oficerët gjermanë që kanë luajtur, që janë interpretuar nga aktorë shumë të mirë tanët. Po flasim që nga Genc Shllaku apo Llazi Serbo apo Bexhet Nelku, aktorët kalibri që kur të bien kështu personazhesh që janë sa të vështirë po aq edhe në momentin kur ti arrin të futesh brenda botës si një personazh të tillë arrin të kuptosh se sa vlerë ka aktrimi.
Dy javët e para që unë kam punuar me një zysh gjermanishte, sepse duhet të flisja babarezhen e vjetër, jo gjuhën gjermane që flitet sot, se po flasim për vitet 44. Dhe kur mbarova mësimet me të, ajo më tha, "Duk sikur ke dy vjet që flet gjermanisht, sikur ke mësuar gjermanishten." Kështu ka qenë e vështirë kjo pjesa e të e të thënit të monologut. Po flasim Gjermani, se shqip duke qenë vetë shqiptar nuk është se kishte ndonjë problem se si mund ta interpretoja në shqip." zbulon Hazizi për Bordo.
Erand Sojli, bashkëproducent dhe aktor, theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe sfidat teknike gjatë xhirimeve në terrene të vështira malore. Ai gjithashtu shprehu shpresën që filmi të zgjerohet në një metrazh më të gjatë dhe të konkurrojë edhe për çmime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Oscar-in.
"Kur vjen puna për gjëra të jashtëzakonshme, ka vetëm dy rrugë njeriu, të mirën dhe të keqen. Dhe besa sigurisht është tamam një pashaportë kombëtare jonë me të cilën meqë jetojmë ne që jetojmë andej se juve këtu si të thuash e keni, është një gjë normale. Këtu nuk është shumë e evidentuar, po ajo çfarë shohin, çfarë ne prezantohemi jashtë Shqipërisë si shqiptarë, kemi këtë gjë që është unike dhe për këtë me thënë të drejtën i thashë Dhimitrit që kjo gjëja do bëhet sepse kishte vështirësitë e veta, filmi do të bëhej, Dimitri do të xhironte diku në Maqedoni dhe më kishte dhënë rolin, po nuk po piqeshin kushtet për t'i bëhej dhe i thashë duhet të bëhet në Shqipëri dhe do ta realizojmë Shqipërinë dhe për fatin e madh pastaj për fat edhe si një detyrim për me thënë fjalën tonë si artist që artisti duhet t'i thotë gjërat e veta jo nëpër demonstrata, jo nëpër show në ambiente publike, por duhet t'i flasi, duhet t'i thotë me artin e vet dhe jam shumë i lumtur sepse sigurisht premiera shqiptare nuk është bërë. Filmi është bërë ka rreth shtatë vjet, ka qenë nëpër 30 festivale, ka marrë çmime shumë të rëndësishme, një nga të cilat ka qenë festivali në në Carmarthen Bay Film Festival që është Uells që është pjesë e kategorisë A të çmime Bafta."
Filmi jo vetëm që rikthen emocionin e dramës dhe tensionin historik, por gjithashtu i kujton publikut rëndësinë e institucionit të besës dhe mikpritjes shqiptare.
Intervista e plotë më poshtë:
