KreuArt

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Anima 

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Autori: Wajdi Mouawad – Çmimi: 1500 lekë 

Një grua shtatzënë, e masakruar dhe e përdhunuar gjendet në shtëpinë e saj. Dëshmitari i vetëm i ngjarjes është macja. Kjo skenë shfaqet para syve të Uash Debshit një mbrëmje, kur sapo ishte kthyer nga puna. I verbuar nga dhimbja dhe etja për hakmarrje, ai niset në kërkim të gjurmëve të vrasësit, por në përpjekje për të kuptuar të keqen, zhytet në një botë tjetër. Në këtë aventurë, i shoqëruar nga miqtë besnikë, kafshët, të cilat mund të shohin në brendësi të shpirtit, nis e  zbulohet drama e tij e jetës që fillon nga koha e fëmijërisë.  

 

Rrëfenja e O-së 

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Autori: Anne Desclos - Çmimi: 1000 lekë 

Rene e çon të dashurën e tij O, në një trajnim për një klub elitar. Më pas Reneja e dorëzon O-në tek i ashtuquajturi vëllai i madh, Sir Stefani. Edhe pse O-ja dëshiron të mësojë t'i shërbejë dikujt që nuk e do, papritur bie në dashuri me Sir Stefanin dhe beson se ai është i dashuruar me të. Por, kur Sir Stefani e çon atë në një rezidencë të vjetër me gra të tjera për stërvitje të avancuara, ajo pranon të marrë shenja pronësie të përhershme nga Sir Stefani, në formën e një vule dhe një etiketë çeliku të varur në labian e saj. 

 

Bionde 

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Autori: Joyce Carol Oates - Çmimi: 2000 lekë 

Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Para se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar, me një etje të pashuar për dashuri, vëmendje dhe një vend ku të ndihej e sigurt. Në këtë roman magjepsës, Joyce Carol Oates imagjinon me guxim jetën e brendshme të një prej ikonave më të mëdha të shekullit të kaluar, duke e shndërruar mitin në një histori të thellë njerëzore. Një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je.