KreuArt

10 filmat e 2025 që do ju sjellin magjinë e Krishtlindjeve!

Sezoni i festave nuk do të ishte i plotë pa maratonën tradicionale të filmave të Krishtlindjeve, dhe viti 2025 vjen me një listë mbresëlënëse prodhimesh të reja që po sfidojnë klasikët e të gjitha kohërave. Nga komeditë romantike dhe aventurat familjare, deri te dramat intime dhe heistet festive, këta filma premtojnë emocione për çdo shije.

“Joy to the World”, me Chad Michael Murray, Emmanuelle Chriqui dhe Ayesha Curry, sjell historinë e një guruje që përpiqet të ruajë imazhin e jetës perfekte. Kur një transmetim live kërcënon ta zbulojë realitetin, ajo rekruton mikun e saj më të mirë për të luajtur rolin e partnerit ideal.

10 filmat e 2025 që do ju sjellin magjinë e Krishtlindjeve!

Në “Tyler Perry's Finding Joy”, një stiliste mode nga Nju Jorku, e zhgënjyer në dashuri, udhëton drejt Kolorados, ku një stuhi bore dhe një burrë misterioz i ndryshojnë rrjedhën e jetës dhe kuptimin e lumturisë.

Një nga filmat më të komentuar është “A Very Jonas Christmas Movie”, i vetmi film i vitit 2025 i përfshirë në listën e 100 filmave më të mirë të Krishtlindjeve sipas Rotten Tomatoes. Vëllezërit Jonas mbeten të bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe përpiqen të kthehen në shtëpi për Krishtlindje, ndërsa një Santa “i keq” muzikor i sfidon të rizbulojnë magjinë vëllazërore.

Drama romantike “A Merry Little Ex-Mas” trajton sfidat e një çifti të divorcuar që përpiqet të festojë së bashku për hir të fëmijëve, ndërsa lidhjet e reja sentimentale e komplikojnë edhe më shumë situatën.

Ndërkohë, “Champagne Problems”, me Minka Kelly në rolin kryesor, zhvendos festat në Paris, ku një ekzekutive amerikane bie në dashuri me trashëgimtarin e një marke shampanje që ajo synon të blejë.

Aksioni nuk mungon në “The Family Plan 2”, ku Mark Wahlberg rikthehet si ish-vrasës qeveritar, ndërsa familja Morgan përballet me të kaluarën e tij gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Europë.

“Jingle Bell Heist” sjell një histori ndryshe festive, ku dy punonjës dyqani luksoz planifikojnë një grabitje për t’u hakmarrë ndaj shefit të tyre, 




Ndërsa “Oh. What. Fun.” fokusohet te një nënë e lodhur që nis një aventurë personale pasi familja e harron në prag festash.

Filmi më i veçantë i listës është “Goodbye June”, debutimi regjisorial i Kate Winslet. Me një kast yjesh si Helen Mirren, Toni Collette dhe Timothy Spall, filmi trajton me ndjeshmëri dhe realizëm një dramë familjare rreth sëmundjes, humbjes dhe shpresës larg klisheve tipike festive, por plot ngrohtësi njerëzore.

Me këtë përzgjedhje të larmishme, filmat e Krishtlindjeve 2025 dëshmojnë se magjia e festave vazhdon të jetojë, duke ofruar histori që argëtojnë, prekin dhe frymëzojnë shikuesit në mbarë botën.

Tags:

filma movies