KreuArt

Mbretëresha ilire Teuta rikthehet përmes një filmi historik me metrazh të shkurtër

Mbretëresha ilire Teuta rikthehet përmes një filmi historik me

“TEUTA, mbretëresha e deteve”, një dokufiction me skenar dhe regji nga Suela Bako, ndjek historinë e Teas, një studente arkeologjie që nis të kërkojë gjurmët e mbretëreshës Teuta, emrin e së cilës e mban edhe vetë.
Premiera do të mbahet më 7 maj, ora 19:30, në sallën e kinemasë Drita, në Kinostudio, pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe hyrja është pa pagesë.

I frymëzuar nga Teuta, një nga 40 historitë e Albania Heritage, të projektit Heritage Is Our Brand, filmi do sjellë në ekran një prej figurave më të njohura të historisë ilire, e cila trashëgoi kurorën në një botë burrash, sfidoi Perandorinë Romake dhe u bë simbol i guximit, qëndresës dhe dinjitetit.

Filmi tregon jo vetëm historinë e Teutës, e cila për një periudhë 2 vjeçare arriti të mbretëronte dhe të mbante Romën larg territoreve ilire, por edhe figurën e saj si një simbol vazhdimësie të forcës së gruas dhe trashëgimit të emrit dhe qëndresës së saj.

Në rolin e Teutës, është Kaltrin Zalla, dhe pikërisht ky është qëllimi që brezi i ri të përcjellë e trashëgojë legjendat dhe historitë që na kanë bërë krenarë në shekuj.

Janë gjithsej 15 produkte artistike që do të vijnë përgjatë dy muajve në vazhdim si pjesë e projektit Heritage is Our Brand, përfshi Ekso sfilate me veshje mitologjike, instalacione te Xhubletes, fyejve të Gramshit, Basorelieve, mozaike, filma te animuar.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Heritage is Our Brand”, i zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub.

Më shume rreth projektit www.albaniaheritage.com