KreuArt

“Lakuriq” nga Oltsen Gripshi

“Lakuriq” nga Oltsen Gripshi

Nga Brunilda Gorovelli

Oltsen Gripshi rikthehet me ekspozitën “Lakuriq”, një projekt i guximshëm që zhvesh trupin nga klishetë dhe e kthen në hartë të shpirtit njerëzor. Në hapësirën e “Gallery of Contemporary Art Tirana”, artisti eksploron lakuriqësinë jo si provokim estetik, por si përvojë filozofike, antropologjike dhe thellësisht njerëzore. Me një gjuhë konceptuale të pjekur dhe një qasje introspektive, Gripshi fton publikun në një dialog intim me ekzistencën.

Si lindi ideja për ekspozitën “Lakuriq”?

Ideja për ekspozitën “Lakuriq” lindi nga kërkimi im i vazhdueshëm mbi ekzistencën e qenies njerëzore, që përbën thelbin e krijimtarisë sime si artist i artit bashkëkohor. Në këtë ekspozitë, lakuriqësia trajtohet si një fenomen shqisor, gjithëpërfshirës dhe shumëplanësh, që shkon përtej trupit si subjekt dhe hap një reflektim mbi ekzistencën në tërësi. Në bashkëpunim me kuratorin italian Massimo Scaringella dhe me drejtoreshën artistike të ekspozitës dhe të “Gallery ofContemporary Art Tirana”, Ena Bulku, jam thelluar në ndjeshmëritë e mia për të zbuluar qenien njerëzore në disa përmasa. Qëndrimi përballë një trupi lakuriq shndërrohet në një gjendje ekstaze, pothuajse në një ndërlidhje hyjnore, ku artisti shpërbëhet në shumësi ndjesish brenda vetes. Kështu, perceptimi i lakuriqësisë merr një përmasë semiotike, rreth të cilit ndërthuren të gjitha përmasat e ekzistencës: erotizmi, dashuria, joshja, eksitimi, lartësimi shpirtëror, përkatësia territoriale, socializimi dhe antropologjia e frymës.

Pse zgjodhët pikërisht këtë titull?

Titullin “Lakuriq” e zgjodha sepse dëshiroja ta vëzhgoja dhe ta përjetoja qenien njerëzore ashtu siç është në thelb: pa zbukurime, pa kamuflime dhe pa deformime në të vërtetën e saj të zhveshur. Kjo qasje më rikthen për analogji në mënyrë simbolike te zanafilla, te figura e Adamit dhe Evës, të cilët përfaqësojnë kalimin e njeriut nga gjendja instinktive drejt vetëdijes. Lakuriqësia e tyre nuk shënon mëkat, por momentin e ndërgjegjësimit, marrjen e përgjegjësisë dhe fitimin e vullnetit të lirë, fillimin e rrugëtimit të njeriut drejt dijes. Në këtë kuptim, titulli “Lakuriq” përmbledh idenë themelore që bashkon veprat e ekspozuara në “Gallery of Contemporary Art Tirana”.

Çfarë do të donit që publiku të ndiejë kur sheh veprat?

Në këtë proces osmozë midis “gjeniut” krijues brenda artistit dhe nevojës për të shijuar e për t’u joshur nga bukuria rrezatuese e lakuriqësisë, është semantika e gjuhës së përdorur nga artisti në komunikim me masën. Në këtë fushëpamje, ajo që dëshiroj që publiku të ndiejë kur gjendet përballë çdo vepre të ekspozuar në hapësirën e GOCAT është krijimi i një dialogu tërësisht vetjak, pa u ndikuar aspak pavarësisht shpjegimit që unë jap në secilën vepër. Kjo, sepse dëshiroj që publiku ta shohë dhe ta perceptoj lakuriqësinë si “hartën e shpirtit”, të ekzistencës së qenies njerëzore antropo-fenomenologjike.

Sa kohë ju mori përgatitja e kësaj ekspozite?

Të realizosh një ekspozitë nuk është lehtë, për më tepër kur ajo është e konceptuar dhe e konkretizuar me gjuhën e artitbashkëkohor. Kjo, pasi kërkon paraprakisht një proceshulumtimi teorik që më pas të shpien në përmasënpërmbajtësore, duke e shfaqur atë përballë publikut në njëhapësirë ekspozuese, në rastin konkret në “Gallery ofContemporary Art Tirana”. Përgatitja e ekspozitës “Lakuriq” u ngjiz para dy vitesh si një përballje me konceptin e lakuriqësisëpër ta hetuar dhe për ta depërtuar atë në shumë drejtime simënyra e vetme për ta kuptuar dhe çliruar atë nga hermetizmi idruajtjes.

A ka një vepër që ka një domethënie të veçantë për ju?

Të gjitha veprat e ekspozitës “Lakuriq” mbartin një ngarkesë tëfortë simbolike, pasi hulumtojnë njeriun në përmasat e tij siekzistencë konkrete, pjesë e një realiteti fizik dhe shoqëror. Ndërto, veçoj veprën “Metafora e përmbajtjes”, e cila përmes njëgjuhe konceptuale pamore trajton pozitën e gruas në shoqërinëbashkëkohore, duke vënë në pah brishtësinë e saj përballëstrukturave patriarkale, dhunës dhe mungesës së barazisë. Nëkëtë vepër, trupi femëror nuk paraqitet si figurë individuale, porsi një prani kolektive, një shumësi zërash të heshtur që kërkojnëtë shpërfaqen, të dëgjohen, të pranohen dhe të vlerësohen. Instalacioni përbëhet nga 100 këmisha gjumi të varura pezull nëhapësirë, të lehta, të zbrazëta dhe të tejdukshme. Këto forma tëbraktisura sugjerojnë mungesën e trupit dhe simbolizojnëzhdukjen e subjektit femëror nga hapësira publike, si dhemohimin e së drejtës së saj për të qenë e dukshme dhe e pranishme.

Çfarë mesazhi kryesor përcjell “Lakuriq”?

Ekspozita “Lakuriq” përcjell një forcë mesazhi të ngjashme me atë të humanizmit të Francesco Petrarca-s dhe GiovanniBoccaccio-s, lëvizjes kulturore e filozofike që lindi në Itali në fund të shekullit XIV dhe që vendosi njeriun në qendër të universit përmes antropocentrizmit. Kjo qasje, e mbështetur në konceptin e ‘humanae litterae’, i njohu qenies njerëzore dinjitetin, arsyen dhe aftësinë për të formësuar vetë fatin e saj.Në ekspozitën “Lakuriq”, ky vizion rishfaqet përmes një interpretimi filozofiko-semiotik të artit bashkëkohor, duke e rimenduar dhe ngritur ekzistencën e njeriut bashkëkohor në një nivel sipëror vlerësimi.

Si reaguan vizitorët?

Ekspozita u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në hapjen e saj, sepse çdo vizitor arriti të gjente në të një fragment të jetës sëvet. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që veprat e krijuara enkas(site-specific) për t’u ekspozuara në GOCAT të mos mbeteshinthjesht objekte të vendosura në hapësirë, të shkëputura ngapubliku, por të nxisnin ndërveprim dhe përjetim tëdrejtpërdrejtë. Vetëm përmes këtij komunikimi, ekspozita fitonnjë përmasë organike dhe bëhet përvojë e gjallë. Reagimet e vizitorëve ishin të ndryshme dhe mjaft pasuruese për mua, pasiinterpretimet e tyre mbi veprat hapën këndvështrime të reja dhethelluan dialogun mes artit dhe publikut.

A mendoni se kjo ekspozitë është ndryshe nga punët tuaja tëmëparshme? Në çfarë mënyre?

Kjo ekspozitë përfaqëson një kthesë të qartë në raport me ekspozitat e mia të mëparshme. Rrugëtimi im jetësor dhe artistikmë ka çuar drejt një pjekurie më të thellë konceptuale dhe më ka dhënë guximin të trajtoj tema komplekse, si lakuriqësia nëpërmasën e saj filozofike dhe ekzistenciale. Kjo pjekuri shprehetqartazi në veprën “Epistemotopografia qelizore”, e cila paraqetnjë kërkim filozofik mbi trupin. Lëkura nuk trajtohet vetëm sikufi biologjik, por si një hartë njohjeje dhe si territor kuregjistrohen gjurmët e botës shpirtërore e psikike të individitbashkëkohor. Kjo thellësi reflektive dhe qasje e re konceptuale e bëjnë ekspozitën “Lakuriq” thelbësisht të ndryshme nga krijimete mia të mëparshme.