KreuFashion

Sa kohë shpenzojmë mesatarisht në Instagram?

Teknologjia na ka bërë për vete me format e saj nga më të ҫuditshmet, e kritikat nuk kanë të mbaruar kur vjen puna e kohës së shpenzuar me sytë në aparatin telefonik. Me apo pa dëshirën tonë, me fakte pro apo kundër këtij fenomeni, e vërteta mbetet kjo: të gjithë po ҫmenden pas rrjeteve sociale.

Me daljen e Facebook në qarkullim, shumica u apasionuan pas tij, e postimet dhe bisedat me miqtë në profilet personale nuk kishin të ndalur. Por, shpikja e një aplikacioni të ri po i merr gjithnjë e më shumë vëmendjen Facebook-ut, e besojmë se të gjithë e kuptoni që po flasim për Instagram-in. Le të themi që nëse rrezikshmëria e cënimit apo zbulimit të privatësisë është tejet i lartë tek i pari, në Instagram këtë dukuri shumëzojeni për dy! Duke filluar nga të ashtëquajturit ‘hashtag’, e deri tek publikimi i vendodhjes nga ana jonë, ky rrjet social nuk është aspak i sigurt në këtë drejtim. Por, ja që ne vazhdojmë ta përdorim, e vetë themeluesit e tij kanë zbuluar se sa kohë shpenzojmë mesatarisht në ditë, pikërisht në Instagram. Mosha nën 25 vjeҫ kalojnë më shumë se 32 minuta gjatë 24 orëve duke përdorur aplikacionin, ndërsa ato mbi 25 vjeҫ, shpenzojnë më shumë se 24 minuta. Ndërsa, katër hashtag-et më të përdorur janë: #GOODMORNING, #WORK, #GOODNIGHT, #MOOD. Po ju, sa kohë kaloni duke përdorur Instagram-in?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF