KreuFashion

9 aksesorët vezullues, që duhet t’i bëni patjetër pjesë të koleksionit tuaj!

Një veshje e bukur, nuk mjaftohet vetëm me kaq. Klasi, eleganca, shija dhe stili varen drejtpërdrejtë nga kombinimi në tërësi, e kjo vjen si meritë individuale. Aksesorët janë faktorë plotësues, që na bëjnë gjithmonë të dukemi ndryshe, edhe nëse veshim dy herë të njejtën gjë. Në përditshmëri apo evente, elementët ekstra janë të pranueshëm kurdoherë, për ҫdo ambjent të mundshëm. Mund të jeni favorizues të argjendit, arit, bizhuterive të punuara me dorë, por ne sot ju prezantojmë me një koleksion tejet të veҫantë, që thjesht do t’ju bëjë për vete.

Materiali vezullues është konceptuar për ҫantat, këpucët, varëset, unazat e byzylykët nga më të shumëllojshmet. Imagjinoni prezantimin gjatë një eventi, apo ndonjë mbrëmje të kaluar me miqtë, teksa keni zgjedhur disa aksesorë që shkëlqejnë pafund, e si rrjedhojë, të njejtin efekt do të japin edhe tek ju. Dizenjuar posaҫërisht për shpërfaqjen e stilit dhe elegancës, bizhuteri si të Louis Vuitton, ҫantat Dior apo stilettot Calvin Klein, do të bëjnë të dukeni përrallore, në ҫdo ambjent të mundshëm. Variacioni mes ngjyrës së zezë, blu të errët e metalizatos, është një faktor ndihmues për kombinimin me pothuajse ҫdo veshje e nuancë tjetër. Klikoni në galeri për t’u njohur me koleksionin, të cilin do të dëshironi ta bëni pjesën tuaj, që në këtë moment!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF