KreuFashion

Trendet më të fundit të flokëve për vjeshtën e 2017-tës!

Sot shënon dita e parë e gushtit, dhe na kuptoni kur ju kujtojmë se: vera po përfundon! Nuk është faji i askujt, thjesht duhet të mësohemi me këtë fakt…Por, nga ana tjetër, nuk duhet ta shohim ҫdo gjë me sensin e negativitetit. Vjeshta po afron dhe kjo është një mundësi për blerje të reja, ndryshim rrënjësor të garderobës, e shumëҫka tjetër.

Ndoshta, mund t’ju duket disi e habitshme, por të famshmet kanë filluar që tani të përcaktojnë trendet më të fundit të flokëve. Ditët e nxehta me siguri kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim, dhe ardhja e shtatorit na drejton detyrimisht tek qendrat estetike. Pas rigjenerimit të plotë dhe trajtimeve nga më të ndryshmet, kjo stinë kërkon edhe ndryshimin në model e ngjyrë, që gjithmonë na bën të ndihemi konfuze për zgjedhjen e rradhës. Jennifer Lopez vulosi trendin e nuancës së mjaltit për flokët e saj, Lily Collins guxoi të shkonte drejt të kuqes së flaktë, ndërsa Kendall Jenner i qendroi besnike të zezës së errët. Në galeri do të gjeni 14 modele, që do të bëjnë të dashuroheni me tendencat e vjeshtës së këtij viti. Cili prej modeleve ju shkon më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF