KreuFashion

Marka e këpucëve që çmend yjet!

Siç dihet, për ne vajzat këpucët nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Sa më shumë që të kemi aq më mirë është! Ama na ndodh që të fiksohemi me ndonjë palë, kur i kemi të reja dhe zor që t’i heqim nga këmba! Sidomos takat, disa centimetra më shumë që na bëjnë të ndihemi vërtetë të pushtetshme!

Kështu ndodh edhe me yjet e showbizit. Edhe personazhet e famshme kanë të preferuarat e tyre, për në tapetin e kuq dhe bëhet fjalë pikërisht për këpucët e famshme Louboutin! Ky brand i mirënjohur ka bërë që yjet të krijojnë varësi e adhurim ndaj tyre. Ka një model të cilin e kanë të gjitha vajzat e skenës, është modeli “So Kate”, të zeza, (e zeza nuk gabon kurrë) nude nga brenda e me pjesën e poshtme të kuqe. Ja Vip-at në paraqitjet e tyre me stiletto-t me takën 12 cm, shfletoni galerinë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF