Një gjë është e sigurt për sezonin e ardhshëm të vjeshtës: çizmet e bardha deri tek kyçi i këmbës do të rikthehen fuqishëm! U bë kohë që i kemi lënë në cep të dollapit, ndoshta për të mos i veshur më, por kujdes! Ju e dini që moda përsëritet, apo jo?
Yjet si Kendall Jenner apo motrat Hadid nuk bëjnë dot pa to që tani në verë! Madje na kanë treguar se si mund t’i kombinojmë me lehtësi me çfarëdolloj veshjeje. Këto çizme duhet të arrijnë deri tek kyçi i këmbës ose deri tek gjatësia e çorapeve. Për sa i përket takës ajo mund të jetë e lartë ose e mesme, mjafton që ju të ndiheni rehat me to!
Nxirrini nga dollapi dhe inspirohuni nga yjet në galeri se si t’i kombinoni!