Ishte ceremonia e Met Gala 2015 ajo në të cilën bukuroshja nga Ishujt Barbados Rihanna u paraqit në tapetin e kuq e veshur me një veshje madhështore me ngjyrë të verdhë të realizuar nga stilisti kinez Guo Pei që përveçse madhështore u përfol në rrjetet sociale se ngjante me një vezë të skuqur!
Po t’i shikojmë me vëmendje të gjitha daljet e saj publike në vite, kjo përbën vetëm majën e ajsbergut të veshjeve të saj të cilat ngjasojnë me ushqime që nga antipastat e deri tek ëmbëlsirat! Ju kujtohet fustani i saj i shkurtër si një ravioli në ceremoninë American Music Awards në vitin 2008?
Kemi përzgjedhur një listë të gjatë në galeri, për të plotësuar të gjitha shijet tuaja. Shfletoni galerinë për të parë veshjet e Rihanna-s që na sjellin ndërmend një pjatë me ushqim!