Stina e verës përbën periudhën më të mirë për të hapur ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale. Nëse jeni në plazh ose kaluar disa ditë në diell ju mund të keni vënë re se flokët që janë më pranë fytyrës janë bërë më të çelët.
Për të pasur efektin e “puthur nga dielli” në flokët tuaj nuk ka nevojë të përdorni bojëra ose zbardhues e dekolorant. Ka disa truke për të arritur ngjyrën e verdhë të flokëve ose për t’i çelur natyrshëm në mënyrë graduale. Sa më të hapur ta keni ngjyrën e rrënjëve, aq më shumë do të arrini rezultatin e dëshiruar.
Me siguri e dini se kamomili ka veti çngjyrosëse natyrale. Konsiderojeni si një aleat themelor për të arritur flokë biondë në kushte shtëpie. Përgatitni një përbërje me 3-5 bustina kamomil për 2 gota uji. Aplikojeni mbi flokë dhe mbajeni sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse qëndroni të ekspozuara në diell rezultati do të jetë më i shpejtë.
Një metodë tjetër është lëngu i limonit të freskët. Vendoseni mbi flokë, kalojini një furçë dhe lëreni të veprojë vetë. Edhe përzierja e lëngut të limonit me një bustinë kamomil do ju jepte një rezultat fantastik.
Petalet e lulediellit dhe shafrani janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të arritur flokë të verdha natyrale, por edhe për mbulimin e thinjave. Ndërsa shpëlarja e flokëve me uthull ju jep shkëlqim dhe bën që ngjyra që zgjasë më shumë. Këto metoda natyrale fillojnë të japin rezultat të paktën pas tre aplikimesh, në flokët gështenjë e çelët, bionde të hirtë ose të kuqe.