KreuFashion

Ky është aksesori që nuk duhet të mungojë këtë sezon!

Gushti është periudha më delikate e verës, për aq kohë sa një pjesë e mirë e njerëzve nisen me pushime, ndërsa favorizuesit e korrikut kthehen në vendbanim, pas një periudhe jo të shkurtër të kaluar pranë bregdetit. Lëkura e kaftë, flokët më të çelura, bëjnë që të përzgjedhim veshje e aksesorë ndryshe, gjatë muajit të fundit të verës. Sipas blogereve të huaja, një bizhuteri që nuk duhet të mungojë në koleksionin e këtij sezoni, janë vathët me thekë.

Konceptuar posaçërisht për ditët e nxehta, ky aksesor sjell frymën tropikale, për një paraqitje ndryshe nga normalja. Përshtatur më së shumti ndaj veshjes shik të së përditshmes, kjo nuk do të thotë që mendjet kreative të mos guxojnë t’i zgjedhin gjatë mbrëmjeve apo eventeve disi më klasike. Nga vajzat shqiptare, me një model të ngjashëm kemi parë Jonida Maliqin, gjatë bashkëpunimit me Shourouk. Në setin fotografik të realizuar krahë për krahë Lori Hoxhës, vathët me thekë blu të këngëtares nuk mund të kaloheshin pa u vënë re. Me forma e ngjyra nga më të ndryshmet, ky model unik vjen si tendenca më e fundit e verës, të cilës vështirë se do t’i rezistoni…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF