KreuFashion

Beyonce sjell koleksionin “Ivy Park Vjeshtë-Dimër 2017-18”

Këngëtarja Beyonce Knowles ka menduar edhe për kohën kur të ulen temperaturat. Koleksioni i saj Vjeshtë-Dimër i quajtur “Ivy Park” i ka dhënë jetë pulovrave, kompleteve crop top me streçe në të cilat të bie sy brand-i me stampa në forma gjeometrike. Në këtë koleksion bëjnë pjesë veshjet sportive si T-Shirt të gjata e të shkurtra, tuta, pantallona të shkurtra dhe kapele beizbolli. Ngjyrat që mbizotërojnë në këtë koleksion? E bardha, e zeza, grija dhe ngjyra më të forta si e kuqja.

Beyonce i ka vënë koleksionit emrin e fëmijës së parë Ivy. Ajo u bë prej pak kohësh nënë e binjakëve Rumi dhe Sir Carter. Fotoja e saj me binjakët një muajsh theu internetin.

Shfletoni galerinë për të parë koleksionin e këngëtares për sezonin e ardhshëm Vjeshtë-Dimër.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF