Në muajt e verës duhet të konsumojmë ushqime që të na japin sa më shumë energji për të përballuar këto ditë të nxehta. Në mes të ushqyesve thelbësorë që nuk duhet të na mungojnë në menunë e verës përmendim antioksidantët që pastrojnë trupin dhe na eleminojnë toksinat dhe mbeturinat e organizmit. Ku mund t’i gjejmë antioksidantët? Në frutat dhe perimet e shkëlqyera me ngjyrën vjollcë të cilat përveç se të shëndetshme, i japin edhe gjallëri pjatave tona. Ja cilat janë ato:
Boronicat
Boronicat konsiderohen si një superushqim i pasur me benefite për organizmin dhe nuk duhet të mungojnë në dietën e atyre që kujdesen për shëndetin. Mbrojnë kundër humbjes së kujtesës dhe problemeve të tjera të lidhura me moshën.
Panxhari
Panxhari është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ka një përmbajtje tepër të ulët yndyre.
Fiqtë
Me një aromë të freskët dhe delikate, fiqtë janë një nga frutat më të dashur të verës. Janë të pasur me vitamina dhe minerale.
Kumbullat
As kumbullat nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj këtë verë. Tuli i tyre është i pasur me antioksidantët si flavonoidet dhe polifenolët, si edhe vitamina, minerale e fibra.
Karotat me ngjyrë vjollcë
Këto lloj karotash kanë shumë pak kalori. Janë anti-inflamatorë shumë të mirë dhe kanë efekte të shkëlqyera mbi shikimin tuaj.
Lulelakra me ngjyrë vjollcë
E pasur me antioksidantë, lulelakra ngjyrë vjollcë është një aleat i çmuar për mirëqenien fizike. Përmban vitaminat A dhe C, fibra dhe selen.
Manaferrat
Manaferrat konsiderohen si fruit më ushqyes e më i fuqishëm me antioksidantë. Ato përmbajnë fibra, proteina, karbohidrate, vitamina A dhe C dhe minerale. Forcojnë sistemin imunitar.
Patëllxhanët
Patëllxhanët janë të pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin fryrjen në stomak.