KreuFashion

Dy sekretet më të suksesshme të grimit, që do të jenë zgjidhja e paraqitjes perfekte!

Ҫdo ditë e më shumë, paraqitja e jashtme po merr rëndësi të pashmangshme, sidomos nga femrat. Duke filluar që nga veshja, e deri tek detajet plotësuese siҫ janë aksesorët, vajzat po kërkojnë arritjen e perfeksionit në këtë aspekt. Cka përbën më së shumti interes është edhe grimi, tendencat më të fundit të së cilit nuk anashkalohen nga shumica.

(Të paktën) Këto dy vitet e fundit, kemi parë se konturimi i fytyrës me dritëhije dhe ngjyrosja e vetullave, kanë marrë një rëndësi të veҫantë. Edhe pse kjo është ekzagjeruar disi nga masa, duke bërë që shumë vajza të ngjajnë si kopje të njëra tjetrës, një trend i tillë duket se nuk do të dalë aq shpejtë nga qarkullimi. Por, jo ҫdo femër i adresohet një mënyre të tillë grimi. Ka dhe nga ato, të cilat preferojnë thjeshtësinë apo klasiken, e për këtë i qendrojnë besnike zgjedhjes së bërë që në fillimet e vendosjes së makeup-it në fytyrë. Cilat janë ato dy elementë, që nuk mund t’i shmangim kurrë kur flasim për grim? Kremi ton dhe buzëkuqi janë pjesë e pandashme e bukurisë së fytyrës, e si të tilla, janë produktet më të shitura për sa i përket fushës kozmetike. Si ҫdo gjë tjetër, edhe këtu qendrojnë të fshehura ato sekrete të vogla, të cilat me pak punë do të na bëjnë të shkëlqejmë kudo, në ҫdo kohë. Ndiqni këshillat e mëposhtme:

Si të zgjidhni nuancën që ju përshtatet përfekt me ngjyrën e lëkurës?

Prova më e zakonshme është ajo e aplikimit të një mase të vogël të kremit ton në dorë, për të parë se cila nuancë na përshtatet me atë të lëkurës. Problemi qendron tek fakti se masën do ta aplikoni në fytyrë, e me pak dallime, ngjyra ndryshon nga një zonë e trupit në tjetrën (si pasojë e asaj që ekspozohet më së shumti në diell). Kështu, që të arrini perfeksionin, tonin testojeni në qafë, e do të shihni se më në fund keni gjetur zgjidhjen perfekte!

Si të arrini perfeksionin e buzëve të lyera me të kuqe?

Përpara se të aplikoni shkëlqyes apo buzëkuq, nëse dëshironi të arrini të kuqen perfekte, përdorni një laps të po së njejtës ngjyrë. Konturoni vetëm formën e theksuar të mesit të buzës (si në figurën e mësipërme) për të vazhduar pak nga pak me vijëzimin në limite. Mbusheni ngadalë në mënyrë të njëtrajtshme, për të patur paraqitjen që keni ëndërruar prej kohësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF