KreuStil Jetese

Fiat 124 Abarth: Rikthen nostalgjitë

Në modelin Fiat 124 Abarth hyet me lehtësi dhe gjendet menjëherë pozicioni i duhur, pa marrë parasysh mundësinë për të rregulluar pozicionin e timonit sipas dëshirës. Sediljet janë të ulëta dhe të mirë punuara të cilat krijojnë një komoditet pilotimi fantastik.

Por emocioni më i fortë fillon kur ndizet makina dhe motori 1.4 Turbo çliron dridhjet e para. Zhurma është ajo e duhura, ajo që të kujton modelet Abarth të dikurshme. Kur shkel pedalin e gazit fillon të zbulosh një motor të plotë dhe të mirë punuar, të jashtëzakonshëm por jo me atë grintë që kanë disa motorë të tjerë turbo për të rinj të apasionuar pas shpejtësisë.

E bukura vjen në kthesat e para, ku zbuloni bilancimin perfekt të veturës, preçizioni në hyrje të kthesave dhe qëndrueshmëria e jashtëzakonshme në dalje. Kthesë pas kthese filloni e fitoni gjithnjë e më shumë besim me këtë makinë, që të lejon ta kontrollosh me një farë lehtësie.

Me pak fjalë ky Spider me Akrep të argëton pa të lodhur shumë, pastaj është ajo zhurma që mjafton e vetme për të kënaqur të apasionuarit. Surpriza tjetër është që kur fillon shiu, me vetëm një gjest të thjeshtë mund ta mbyllni pjesën e sipërme të makinës pa qenë e nevojshme të shkëpusni vëmendjen nga timoni. Më pas mund ta rihapni me të njëjtën lehtësi kur të ketë kaluar shiu veror.

Ky Abarth është një veturë e vërtetë sprotive, mbi të gjitha që di të sillet edhe kur ikën avash, me tavanin e hapur, ndoshta nën shoqëri të mirë, me ajrin që fryn nëpër flokë dhe diellin e nxehtë. Kushton 40 000 euro, që nuk janë pakë, por ia vlen.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF