KreuCelebrity

"Nuk funksionon më si më parë..", Kate Middleton rrëfen përvojën me kancerin dhe sfidat pas trajtimit!

 

Në një vizitë prekëse në spitalin Colchester, Kate Middleton foli personalisht për herë të parë mbi përvojën e saj me kancerin, duke theksuar presionin që ndiejnë pacientët për të mbajtur një fytyrë të fortë, edhe kur brenda tyre gjithçka lëkundet. Ajo shpjegoi se shumë njerëz mendojnë se me përfundimin e trajtimit gjithçka kthehet në normalitet, por kjo nuk është e vërtetë.

“Faza pas trajtimit është shumë e vështirë. Nuk je më nën kujdesin e drejtpërdrejtë mjekësor, por as nuk funksionon dot si më parë në shtëpi. Duhet kohë për të gjetur ‘normalen e re’”, tha Kate.

Princesha theksoi se shpesh, pikërisht pas përfundimit të trajtimit, njerëzit ndihen të humbur dhe të vetmuar, pa rrugë të qartë se ku të drejtohen për ndihmë.

“Është një udhëtim me ulje-ngritje dhe një vend si ky i jep pacientëve ndjesinë se nuk janë vetëm”, shtoi ajo, ndërsa ndihmoi në mbjelljen e një kopshti me lule në oborrin e spitalit.

Gjatë bisedave me pacientët, Kate u ndal te mënyrat kreative të përballjes me sfidën e kancerit, nga kopshtaria te këndimi, dhe tregoi se vetë ka provuar akupunkturën gjatë rrugëtimit të saj shëndetësor. Në përfundim, ajo la një mesazh të fuqishëm: “Shërimi nuk është vetëm fizik. Është emocional, mendor dhe shpirtëror. Dhe kjo kërkon kohë.”