KreuCelebrity

"Të vras, pse ke lyer buzët..." Dalin mesazhet kërcënuese që Fero i dërgoi Arbenitës, detaje tronditëse!

"Të vras, pse ke lyer buzët..." Dalin mesazhet

Fero është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale: Dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij e ka shkaktuar shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara. Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj modeles Ismaili.

Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike. Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.

“ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës ishte “pershkallezuar” në shtator të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”.