Rrëzimi i një vajze 5-vjeçare nga anija turistike Disney Dream dhe fakti që babai i saj u hodh menjëherë në ujë për ta shpëtuar, bëri menjëherë xhiron e botës. Incidenti ndodhi ndërsa pasagjerët e tronditur e shikonin dhe filluan të jepnin rrëfimet e tyre të para për momentet para rënies.
Mënyra sesi ra vogëlushja vazhdon të mbetet e rrethuar me mister. Fillimisht, disa dëshmitarë thanë se vajza ishte ulur në një parmak dhe babai po e fotografonte. Por zyra e Sherifit të Qarkut Broëard, e cila po heton incidentin, tha se vajza e vogël nuk ishte ulur në parmaket e anijes, sipas CBS News Miami.
"Ajo nuk ishte ulur në parmake dhe as nuk po mbahej nga dikush", thanë detektivët të cilët ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Kuverta 4, ku ndodhej familja, ka një zonë ku pasagjerët mund të ecin, të vrapojnë, të shtrihen në karrige dhe të luajnë. Ka parmake rreth kuvertës, të mbuluar me pleksiglas.
Daily Mail ndau rrëfimin e Monica Shannon, një pasagjere në kuvertën 3 e cila tha se pa diçka "të fluturonte". Më vonë ajo mësoi se çfarë ndodhi dhe foli me një anëtar të ekuipazhit që pa incidentin. "Anëtari i ekuipazhit tha se prindërit e vajzës po luanin shuffleboard dhe vajza po ngjitej në kangjella dhe kur tentoi të ngjitej përsëri, ajo në det. Pastaj babai u hodh pas saj", tha Shannon. Duket se një erë e papritur mund të ketë kontribuar në rënien e fëmijës, beson gruaja. Një tjetër pasagjer anonim, i cili pretendoi se kishte qenë afër familjes kur vajza ra, tha se historia për foton në kangjella nuk ishte e vërtetë. “Ne ishim atje. Nuk ndodhi kjo. Ne ishim të parët që ishim atje kur dëgjuam britmën”, shkruan ata në Facebook.
Disa pasagjerë thanë se nëna e vajzës kishte nisur të ulërinte pasi pa vajzën dhe burrin e saj të binin në det: “Mamaja po bërtiste: Ajo është vetem pesë vjeçe, nuk di të notojë”. Ekuipazhi tha se nëna ishte në gjendje histerike gjatë gjithë kohës”; pohuan dëshmitarët.
Sipas autoriteteve amerikane, kjo familje ishte me fat që incidenti ndodhi gjatë ditës dhe se kishte shumë dëshmitarë, kështu që ekuipazhi ishte në gjendje të fillonte menjëherë operacionet e shpëtimit. Megjithatë Nicholas Gerson, një avokat aksidentesh detare dhe lundrimi në Gerson & Schëartz, insistoi se në fakt, ishte veprimi i babait që i shpëtoi jetën fëmijës. "Shumica e rasteve të tilla përfundojnë në tragjedi. Në këtë situatë të veçantë, babai është një hero," ishte komenti i Gerson. Një pasagjer pohoi më pas se “kur u shpëtuan, babai po mbante fëmijën në krahë dhe ishte i qetë”.



















