KreuCelebrity

Lamtumira e fundit për Dashamir Dinin: “I plasi zemra” nga humbja e të birit!

Lamtumira e fundit për Dashamir Dinin: “I plasi zemra” nga

Gazetari, poeti dhe ish-drejtori i Radio Shkodrës, Dashamir Dini humbi jetën ditë më parë. Sëmundja nga e cila vuante prej tre vitesh e gjunjëzoi Dinin. I lodhur nga dhimbja që humbja e të birit i la në zemër dhe sëmundja e viteve të fundit, Dashamir Dini nuk arriti që të triumfonte betejën për jetën, shkruan newsbomb.al. Lajmin e trishtë e dha ditë më parë vetë vajza e tij, këngëtarja Barbana Dini. Duke qenë se kjo e fundit jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe babai i saj kishte shkuar ta vizitonte aty ku dhe ndërroi jetë.

Ka qenë sërish këngëtarja ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se ditën e nesërme, 3 korrik, do të përcillet për në banesën e fundit babai i saj, Dashamir Dini, zemra e të cilit përgjatë  viteve të fundit “lëngoi” shumë, kjo për shkak të humbjes së parakohshme të djalit të tij, Ergi Dinit.

Arkëmorti me trupin e pajetë të Dinit do të vendoset rreth orës 10:30-12:30 në ambientet e RTSH Shkodër, nga ku dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Lamtumira e fundit për Dashamir Dinin: “I plasi zemra” nga