KreuCelebrity

“Nuk mbaj mend sa aborte kam bërë...", këngëtarja e njohur trondit me deklaratën!

 

Në një episod të fundit të podkastit të saj “Miss Me?”, këngëtarja britanike Lily Allen  zbuloi se kishte kryer disa aborte përpara se të vendoste spiralen në moshën 23-vjeçare, duke shtuar se “nuk mban mend saktësisht sa ishin, ndoshta katër ose pesë”.

“Para se të vendosja spiralen, ishte një katastrofë. Gjithmonë isha shtatzënë. Nuk mbaj mend saktësisht sa aborte kam bërë”, rrëfeu Allen, duke shtuar me ironi se “i bëri në mënyrën e vet”, teksa këndoi vargje nga kënga ikonike “My Way” e Frank Sinatrës.

E ftuara e saj, Mikita Oliver, bashkë-prezantuese në podkast, ndau një përvojë të ngjashme:  “Kam bërë rreth pesë aborte. Më vinte turp të thoja se kisha bërë më shumë se një. Pse të turpërohem? I kam bërë dhe kaq.” 

Deklaratat vijnë dy vjet pasi Allen shkaktoi jehonë në Glastonbury 2022, kur bashkë me Olivia Rodrigo këndoi këngën “Fuck You”, dedikuar anëtarëve të Gjykatës Supreme të SHBA-së që përmbysën vendimin historik “Roe vs. Wade”, duke hequr të drejtën kushtetuese të grave amerikane për abort. Pas atij momenti, ajo kishte reaguar në Instagram duke thënë:

“Mos postoni më meme që justifikojnë abortin me arsye ‘të forta’. Shumica e njerëzve që njoh, përfshirë veten time, thjesht nuk donin një fëmijë të mallkuar. Mjaft! Nuk kemi pse të justifikohemi.”

Në podkast, ajo e theksoi sërish këtë mesazh:

“Më bezdis kur shoh në rrjetet sociale justifikime si ‘do të vdiste nëse vazhdonte shtatzënia’ apo ‘kishte anomali’. Mjafton të thuash ‘nuk dua një fëmijë tani’. Kaq duhet të mjaftojë.”

Aktualisht, Lily Allen është nënë e dy vajzave, Ethel (13) dhe Marnie (11), të cilat i ka me ish-bashkëshortin Sam Cooper. Ndërkohë, Mikita Oliver ka thënë hapur se nuk është ende e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë në të ardhmen. Deklaratat e Allen kanë shkaktuar debat të gjerë, por gjithashtu janë përshëndetur nga shumë gra si një qëndrim i guximshëm për normalizimin e të drejtës për të zgjedhur pa turp apo presion shoqëror.