Operacioni i fundit hetimor ndaj kompnisë "Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi të drejtorëve të saj. Administratorët e kompanisë mga viti 2015 e në vijim dyshohet se kanë fsehur të ardhurat dhe kanë krijuar skema mashtrimi me TVSH. 'Bankers' dyshohet se i ka një borxh shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.
Çfarë dihet deri tani nga arrestimet, tek slema e vjedhje?
Në pranga është vënë CEO i kompanisë, Hongping Xiao, ish-drejtuesi shqiptar, Leonidha Çobo dhe Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania. Ky i fundit, një figurë e njohur, si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani, akuzohet si arkitekti kryesor i një skeme të përmasave të mëdha për evazion fiskal dhe pastrim parash, e cila ka funksionuar për më shumë se dy dekada në zemër të industrisë së naftës shqiptare.
Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Janë lëshuar 14 fletë-arreste, 10 të ekzekutuara, 4 me arrest shtëpie, 4 kinezë në kërkim. Konkretisht në listën e të hetuarve përfshihen gjithashtu katër shtetas kinezë dhe një shtetas kanadez, të gjithë të lidhur me strukturën drejtuese të kompanisë gjatë viteve të fundit. Policia dhe prokurorët kanë qënduar gjatë në mjediset e kompanisë ku kanë sekuestruar dhe serverat e saj. Autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.
SKEMA
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania “Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë. Për të njëjtën periudhë, Boldnews shkruan se kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.
Bankers Petroleum hyri në tregun shqiptar në vitin 2004, pas firmosjes së një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare për shfrytëzimin e burimit më të madh naftëmbajtës në bend, atë të Patos Marinzës. Në vitin 2015, kompania kanadeze e listuar në bursë, nxori në shitje aksionet e saj. I gjithë transakaioni u finalizua në vitin 2016. Blerësi i kompanisë për një vlerë prej 407 milionë dollarësh, ishte kinezja GeoJade Petroleum Corporation, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadezë.



















