30-vjeçari britanik i njohur si sozia e këngëtarit Ed Sheeran, u sulmua brutalisht nga një grup prej gjashtë personash gjatë një festivali në Angli, e kjo për shkak të ngjashmerise se madhe te tij me artistin.
Ty Jones po merrte pjesë në koncert si spektator dhe jo për të "zene vendin" e Sheeran siç bën zakonisht në punën e tij të përditshme. Por ai u vendos në qendër të vëmendjes së turmës, pasi shumë fansa i kërkuan fotografi. Ama, atmosfera e festës u kthye shpejt në një makth për të.
Sipas dëshmisë gjithçka ndodhi papritur, ndërsa po ndiqte motrën e tij drejt skenës.
“Më shtynë në mënyrë agresive. Pastaj një grup djemsh më rrëzuan dhe më goditën pa pushim me grushte e shqelma, sidomos në kokë. Ishin si të tërbuar,” rrëfen ai. “Mendova se po vdisja.”
Jones mbeti me hundë të thyer, sy të nxirë dhe shenja tronditjeje. Por dëmi më i madh, thotë ai, ishte emocional.



















