Një tragjedi e vërtetë trondit botën e futbollit. Digo Jota, futbollisti i Liverpool, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinë. Digo Jota, vetëm 28 vjeç, pësoi një aksident në Spanjë, në provincën e Zamora-s. Së bashku me Jota-n në makinë ndodhej edhe vëllai i tij, Andre, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionit që luante me ekipin e Panafiel, ekip që militon në kategorinë e dytë në futbollin portugez.
Sipas mediave në Spanjë, makina me të cilën udhëtonte Digo Jota doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, pasi ndodhej në një plantacion me shkurre, të cilët bën që flakët të ishte të madhe, e pamundur të fikej në kohë, duke i marrë jetën dy futbollistëve portugez.
Ky është një lajm shumë i trishtë jo vetëm për klubin e Liverpool, për përfaqësuesen portugeze, por për të gjithë botën e futbollit. Digo Jota sapo ishte martuar, vetëm 2 javë më parë, më 22 qershor, ndërsa kishte edhe tre fëmijë. Digo Jota e nisi karrierën e tij në Portugali. Në vitin 2016 u transferua tek të rinjtë e Atletico Madrid, më pas kaloi në huazim tek Porto, përpara se Atletico Madrid ta shiste përfundimisht në Premier League tek ekipi i Wolverhampton.
Nga viti 2020, Digo Jota u bë pjesë e Liverpool, për 44 milionë euro, skuadër ku dhe mori famë. Jota ishte pjesë e përfaqësueses portugeze, ku ndeshja e tij e fundit ishte më 18 qershor në finalen e Ligën së Kombeve kundër Spanjës, ku lizitanët dolën fitues.
-
Al Pacino 'kapet mat' me gazetaren e re në mes të Romës!
3 Korrik, 10:42 -



















