Gazetarja e njohur emërohet këshilltare e kryeministrit Edi Rama - Celebrity
KreuCelebrity

Gazetarja e njohur emërohet këshilltare e kryeministrit Edi Rama

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Jonida Shehu i ka dhënë fund angazhimit të saj në televizion për të nisur një kapitull të ri profesional në administratën publike. Ajo është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministrinë e Shqipërisë, pranë Kryeministrit Edi Rama.

Lajmi u bë i ditur këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Njoftimi u komunikua nga drejtuesi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fillim të takimit që nisi rreth orës 11:15.

Gazetarja e njohur emërohet këshilltare e kryeministrit Edi Rama

Jonida Shehu numëron një eksperiencë të gjatë në fushën e gazetarisë, veçanërisht në televizione kombëtare, ku është spikatur si moderatore emisionesh informative dhe intervistash politike. 

Ende nuk janë dhënë informacione të detajuara mbi detyrat konkrete që ajo do të ketë, por pozicioni i këshilltares për mediat vlerësohet si një rol i rëndësishëm në ndërtimin e imazhit institucional dhe në koordinimin e komunikimit me publikun dhe gazetarët.