Të rinjtë e lindur midis viteve 2005 dhe 2007 mund të regjistrohen zyrtarisht për një abonim 6 mujor falas në palestër, duke filluar nga e diela.
Nisma, e cila u njoftua fillimisht në buxhetin e tetorit të kaluar, u lançua zyrtarisht nga Kryeministri Robert Abela në Mediterranean College of Sport në Birkirkara.
Të rinjtë 18 deri në 20 vjeç mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare youthfitness.gov.mt dhe të regjistrohen në njërën prej 64 palestërave të përfshira në program në të gjithë ishujt.
Abela, i njohur si një fans i palestrës, tha se rreth 12,000 të rinj mund të përfitojnë nga kjo iniciativë, në të cilën qeveria do të investojë 2 milionë euro.
“Ne duam të sjellim një ndryshim mentaliteti në mënyrën si e shohim aktivitetin fizik që në moshë të re,” tha Abela para gazetarëve.
“Aktiviteti fizik nuk është vetëm për sportistët profesionistë, por për të gjithë shoqërinë.”
Ai inkurajoi të rinjtë e kualifikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi.
Edhe Ministri i Sportit, Clifton Grima, theksoi se masa tregon se si investimi në sport dhe në të rinjtë mund të bashkojë komunitetin rreth një stili jetese të shëndetshëm dhe pozitiv.
“Qeveria e Malts po investon jo vetëm në sport, por edhe në një mënyrë të re të të menduarit, duke u dhënë të rinjve shtysën për të zgjedhur një jetë më aktive dhe të balancuar për një të ardhme më të shëndetshme për kombin,” tha ai.
Ngjarja e lançimit u shoqërua me seanca stërvitore dhe gara fizike, ku morën pjesë edhe figura ndërkombëtare të njohura të fushës së fitnesit, Alex Eubank dhe Greg Doucette.
Mollë dhe dardha të pjekura me krem
Flokë të thinjura? Më pak rrezik nga kanceri!
Vjeshta, momenti i ripërtëritjes
Sekreti i bukurisë, pse duhet të flini herët?
