
Flokët e thinjura, shpesh konsiderohen si një shenjë e plakjes, por ato nuk janë thjesht një ndryshim estetik. Sipas një studimi të ri, shfaqja e flokëve gri mund të jetë një shenjë e mirë që trupi po mbron veten natyrshëm kundër kancerit. Të gjitha indet në trup pësojnë rënie funksionale me kalimin e moshës, duke shfaqur fenotipe karakteristike të plakjes, përfshirë shfaqjen e flokëve gri. Qelizat ekspozohen rregullisht ndaj një sërë "dëmesh gjenotoksike", pra dëmtimit të ADN-së të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm mjedisorë. Në një studim të ri në Japoni, i cili u botua në revistën “Nature Cell Biology”, zbuloI se flokët e thinjura mund të jenë një mënyrë e trupit për të shmangur kancerin vdekjeprurës – melanomën, e konsideruar si forma më agresive e kancerit të lëkurës.

Si lidhen flokët gri me melanomën
Dihet që flokët e thinjura janë rezultat i prodhimit të reduktuar të melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Ato bëhen gri sepse qelizat e pigmentit në folikulat e flokëve - melanocitet - vdesin ndërsa njeriu plaket. Studimi u përqendrua posaçërisht te melanoma, e cila shfaqet kryesisht në lëkurë, aty ku e kanë origjinën në melanocite, qeliza përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve. Melanocitet rrjedhin nga qelizat staminale (McSC) që gjenden brenda folikulave të flokëve të lëkurës, ku ato ruajnë pigmentimin e lëkurës dhe të flokëve përmes rigjenerimit të rregullt. Studjuesit zbuluan se kur qelizat McSC u zhdukën në mënyrë të pakthyeshme, gjë që rezultoi në thinjat e flokëve të minjve që u përdorën për eksperimentin, ky proces i mbrojti kavjet nga melanoma.
Studiuesit trajtuan lëkurën e minjve me dritë ultra të kuqe, një kancerogjen i fuqishëm që përdoret për të nxitur rritjen e tumorit në kërkimet laboratorike. “Kur u ekspozohen ndaj rrezatimit UVB ose DMBA, qelizat staminale të melanociteve ruajtën aftësitë e vetëripërtëritjes dhe vazhduan të klononin veten”, raportojnë studiuesit. Ky efekt mbështetet nga një citokinë, e cila rikthen melanocitet në vendin e tyre në lëkurë. "Kjo nuk do të thotë që flokët e thinura në vetvete janë një mbrojtje kundër rrezikut të kancerit", vërejnë studiuesit, "por kjo tregon sesi trupi ynë reagon duke eleminuar qelizat potencialisht të rrezikshme. Megjithatë, kur ky proces nuk ndodh, mbijetesa dhe përhapja që rezulton nga qelizat e dëmtuara mund të kontribuojë në shfaqjen dhe rritjen e melanomës.
Vjeshta, momenti i ripërtëritjes
Sekreti i bukurisë, pse duhet të flini herët?
Arla Dermishi, notarja kampione e Shqipërisë!
