
Vjeshta është sezoni i përsosur për t’u ripërtërinë në të gjitha këndvështrimet, një stinë ideale për shumë ndryshime në jetën tuaj. Edhe pse shumica e përkufizojnë si një periudhë plogështie, mund ta ktheni atë në një moment transformimi. Ndaj si fillim vendosni disa prioritete! A do të fokusoheni te aspekti fizik, ai emocional apo rutina? Zgjidhni cilën e keni me rëndësi dhe më pas zbatojini në mënyrë strikte, nëse doni një ripërtëritje transformuese në jetën tuaj.
Aktiviteti fizik
Mund ta nisni duke ndryshuar aktivitetin fizik! Pikësëpari, dilni më shumë jashtë shtëpisë. Shijoni ajrin e freskët duke bërë shëtitje në natyrë, përpos temperaturave ose reshjeve të shiut. Është e vërtetuar së në vjeshtë, shumë procese e ngadalësojnë ritmin, qoftë fizik dhe emocional, ndaj është koha të gjeni ekuilibrin. Aktiviteti fizik në natyrë sipas studimeve ka një efekt pozitiv në shëndetin tonë, duke ulur stresin, kjo për shkak se trupi ynë çliron hormonin e dopaminës, që ka efekt motivues. Ekspertët sugjerojnë të bëni ecje të rregullt deri në 5 mijë hapa në ditë në ajër të pastër, pasi jo vetëm do të vini në lëvizje muskujt, por edhe digjni deri në 150 kalori, ç’ka ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Dieta ushqimore
Nëse deri tani rutina juaj ushqimore ka qenë ushqimet e shpejta, tani duhet është momenti të ndryshoni menynë. Fokusohuni te recetat e shëndetshme – sa më shumë fruta, perime dhe peshk janë një dietë që siguron shumë imunitet në këtë periudhë. Pikërisht ky i fundit bie dukshme për shkak të uljes së nivelit të dritës së diellit dhe pranisë së viroza sezonale. Shprehja – një mollë në ditë, ju mban larg mjekut – ka më shumë kuptim këtë periudhë, ndaj mos harroni të zgjidhni një dietë me fruta të stinës, e kombinuar me perime dhe fruta të thata. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë një anti-oksidant natyral që lufton radikalet e lira, ndërsa vitamina D është e domosdoshme në vjeshtë, sepse nuk ekspozohemi në diell.

Ndrysho rutinën
Duket e vështirë, e për disa thuajse e pamundur, por të ndryshosh rutinën është hapi më transformues. Së pari, zgjohu fli here dhe fli në kohë! Studimet tregojnë se të shkosh në shtrat herët dhe të zgjohesh herët, sjell përfitime të shëndetit mendor dhe produktivitet të lartë në punë. Një orar i caktuar gjumi dhe zgjimi, ndihmon në harmonizimin e ritmit bilogjik të trupit. Për ata që janë duhanpirës të rritur, pjesë e ndryshimit të rutinës është konvertimi në përdorues IQOS. IQOS e ngroh duhanin dhe është një proces më i pastër, pasi nuk ka as tym, as hi dhe pajisjet e gjeneratës së fundit falë opsionit ‘Pause Mode’, mund të ndalojnë dhe rifillojnë procesin kur ju të doni.

Fokusohu te stili
Edhe ndryshimi i look-ut është pjesë e ripërtëritjes. Pikësëpari, studio tendencat dhe fokusohu aty ku ndihesh më mirë, por mos harro. Ekspertët e modës sugjerojnë të zgjidhni një stil minimalist, por të kombinuar me aksesorë, si shalle apo kapele me ngjyra të ngrohta, si: vishnje, jeshile ulliri apo kafe çokollate. Merrni në konsideratë edhe një ndryshim të ngjyrës së flokëve: një prerje ose rimodelim, do t’ju bëjë të ndiheni më e motivuar në jetën tuaj të përditshme. Mos harroni grimin: një buzëkuq drejt nuanca më të errëta dhe atyre tokësore janë një sugjerim mjaft i vyer që japin këshilluesit e stilit.

Dedikoju SPA-së
Gjej më shumë kohë të kujdesesh për veten, duke kaluar të paktën një herë në javë në trajtimet SPA. Në vjeshtë trajtimet e SPA-ve ofron përfitime si: ulja e stresit, rritja e imunitetit, rritje e qarkullimit të gjakut, hidratim të lëkurës dhe lehtësim të dhimbjeve limfoidale. Masazhet apo ato me gurë të nxehtë, seancat e saunës dhe hidroterapisë janë mjaft të dobishme. Djersitja në sauna e ndihmon trupin në këtë periudhë të vitit për të nxjerrë substancat e dëmshme përmes lëkurës, si detoksifikim. Mos harroni notin: sporti që vë në lëvizje çdo muskul, ka aftësi rigjeneruese jo vetëm për fizikun, por edhe pjesën emocionale.

Sekreti i bukurisë, pse duhet të flini herët?
Arla Dermishi, notarja kampione e Shqipërisë!
