KreuStil Jetese

Jo vetëm ëmbëlsirat! Katër ‘armiq të fshehtë’ që rrisin sheqerin në gjak!

Jo vetëm ëmbëlsirat! Katër ‘armiq të

Nuk janë vetëm ëmbëlsirat dhe pijet me gaz që mund të shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Ushqimet me karbohidrate të larta si buka, makaronat, patatet dhe disa fruta gjithashtu mund të jenë po aq të dëmshme, paralajmëron trajneri shëndetësor Steve Bennett.

Bennett, autor i librit të ri Sugar Tolerance, thotë për Daily Mail: Trupi ynë është krijuar për të përballuar rritje të moderuara dhe të rralla të sheqerit. Por sot kjo nuk ndodh më rrallë. Njerëzit hanë drithëra për mëngjes, bukë për drekë dhe picë për darkë. Insulina përdoret kaq shpesh saqë qelizat bëhen më pak të ndjeshme ndaj saj, duke çuar në rezistencë ndaj insulinës dhe, në fund tek diabeti i tipit 2.

Rritjet e shpeshta të sheqerit në gjak mund të nxisin gjithashtu akumulimin e yndyrës, bllokimin e arterieve, humbjen e peshës, dhe madje rrezikun për sëmundje si Alzheimer dhe verbëri.

Katër ushqimet që rrisin sheqerin po aq sa ëmbëlsirat:

Drithërat për mëngjes – Një tas me cornflakes mund të ketë të njëjtin efekt si tetë lugë çaji sheqer. Zgjidhni alternativa me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, si vezët, arra apo kos i thartë.
Orizi – Edhe orizi kaf i shëndetshëm përmban karbohidrate që mund të rrisin sheqerin. Lulelakra e grirë ose quinoa janë alternativa më të mira me më shumë fibra dhe proteina.
Patatet – Patatet e ziera, të pjekura ose të shtypura kanë Indeks Glicemik të lartë dhe mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit. Zëvendësojini me karrota, selino apo lulelakër për një efekt më të kontrolluar.
Frutat tropikale – Banane, mango dhe ananas mund të rrisin sheqerin në gjak më shumë se disa fruta të tjera. Mjedra ose manaferra, janë alternativa më të mira.

Si të minimizoni rritjet e sheqerit:

Kufizoni karbohidratet e rafinuara dhe konsumoni fibra së pari.
Konsumoni proteina dhe yndyrna para karbohidrateve për të ngadalësuar thithjen e sheqerit.
Kufizoni dritaren e ushqimit dhe shmangni ngrënien pranë gjumit.

Bennett përfundon: Trupi ynë mund të mbajë vetëm një lugë çaji sheqer në gjak. Shumë nga ushqimet që ne i mendojmë si të shëndetshme mund ta mbushin atë me më shumë se që mendojmë.

Tags:

shendet fruta