KreuStil Jetese

Ide dhuratash që bëjnë festat e fundvitit të paharrueshme nga Bordo!

Festat e fundvitit janë koha ideale për të surprizuar të dashurit me dhurata që jo vetëm tregojnë kujdes, por edhe shprehin stil dhe personalitet. Nëse jeni duke kërkuar ide të veçanta, ja disa sugjerime që nuk mund të gaboni:

1. Abonim vjetor në Bordo

Një surprizë që vjen çdo muaj. Abonimi i revistës Bordo është dhurata ideale për nënat, vjehrrat apo mikeshat që duan të bukurën, modën, elegancën dhe frymëzimin. Revista e përmuajshme vjen në shtëpinë apo zyrën tuaj, kudo ku ndodheni.

 

2. Libri i gatimeve “Shijet Tona”

Libri i gatimeve “Shijet Tona” është një dhuratë e veçantë për të afërmit dhe shoqërinë jashtë vendit, atyre që kanë dëshirë të njohin më shumë gatimet shqiptare. Recetat e thjeshta dhe të shijshme sjellin aromat e shtëpisë shqiptare në çdo tryezë. 

 

3. Çantë Alviero Martini 1A Classe

Një aksesor luksoz dhe praktik gjithmonë është një zgjedhje e sigurt. Një konstelacion kristalesh, një ikonë elegance. Aksesori perfekt i mbrëmjes 1ª Classe. Një prekje shkëlqimi nate, krijuar për të ndriçuar çdo pamje mbrëmjeje. Kjo dhuratë jo vetëm që është e bukur, por një element të domosdoshëm në garderobën e kujtdo që e merr.

 

4. Veshje për festat e fundvitit nga Atelie Enada At'Nikolla

Festat e fundvitit kërkojnë elegancë dhe stil. Një fustan nga Atelie At' Nikolla është zgjedhja perfekte për të shkëlqyer gjatë mbrëmjeve festive. Krijuar nga stilistja e njohur Enada At'Nikolla, këto veshje sigurojnë që të ndihesh e veçantë në çdo event.

Ide dhuratash që bëjnë festat e fundvitit të paharrueshmeIde dhuratash që bëjnë festat e fundvitit të paharrueshme

Kombinimi i këtyre dhuratave: përvojë, stil, elegancë dhe shije  siguron që të afërmet tuaja të ndihen të vlerësuara dhe të lumtura gjatë gjithë sezonit të festave. Një dhuratë e zgjedhur me shije është gjithmonë më shumë se një objekt, është një kujtim i çmuar që mbetet gjatë gjithë vitit.