KreuStil Jetese

Dollia e festave! Sugjerime nga L&M Comercial!

Ngrini një dolli me miqtë dhe njerëzit e zemrës në natën e ndërrimit të viteve me verërat e sugjeruara nga “L&M Comercial”, marka të zgjedhura dhe shije unike për të gjitha llojet e pjatave të menusë festive. 

Prosecco 21 Valdobbiadene 

Një aperitiv ideal për çdo rast. Mund të shoqërohet me çdo gatim me bazë peshku. Në hundë ndihet aroma e luleve dhe frutave të verdha, duke nxjerrë në pah një ndjesi tropikale. 

 

 

 

Champagne Brut Classic Deutz 

Një shampanjë elegante dhe e rafinuar, me bulëza të imta, aromë agrumesh dhe një strukturë të pastër minerale. Shoqërohet shkëlqyeshëm me ushqim deti, sushi, ostrica, antipasta të lehta dhe djathëra të butë. 

 

 

 

Zolla Rosato 

Një verë rozë e freskët dhe e lehtë, me aroma frutash të kuqe si: qershi dhe fruta pylli, dhe nuanca të lehta lulesh. Ajo shoqërohet mirë me sallata, peshk të bardhë, fruta deti dhe antipasta të lehta. 

 

 

Terrescure Silei Bianco Toscana 

Një verë nga zona e Toskanës, me aroma të freskëta dhe florale, e cila shoqërohet shumë mirë me butak, peshk, djathëra ose vetëm si një aperitiv. 

 

 

 

Crozes Hermitage Blanc Delas 

Një verë elegante nga Rhône, e prodhuar nga varieteti Marsanne, teksturë të butë dhe aromë delikate frutash të bardha. Ofron freski, mineralitet dhe një përfundim të rafinuar, ideale për peshk dhe gatime të lehta. 

 

 

 

 

Girlan Geëürztraminer 

Një verë aromatike nga Alto Adige, me nota lulesh, lychee dhe erëzash ekzotike, trup të plotë dhe një përfundim elegant. Ideale për kuzhinë aziatike pak pikante, sushi, djathëra aromatikë si: gorgonzola dhe gatime me salca kremoze.

 

 

Don Camillo Cabernet Sauvignon Sangiovese 

Një verë e kuqe me karakter të fortë, me nota manaferrash, qershie të zezë dhe nuanca vaniljeje nga druri. Shoqërohet shumë mirë me mish të kuq, barbecue, pjatat me salca të pasura dhe djathëra të fortë. 

 

 

Crozes Hermitage Rouge Delas 

Një verë elegante nga Ròna veriore, e bërë 100% nga Syrah, me aroma manaferrash, piper të zi dhe nota të lehta mineraliteti. Shoqërohet me mish të kuq, qengj, pjatat me salca të pasura dhe djathëra të pjekur. 

 

 

Brunello di Montalcino Castelli Martinozzi 

Një verë elegante dhe e strukturuar nga Toskana, me nota qershie së zezë, erëzash, lëkure dhe dru të pjekur. Shoqërohet shkëlqyeshëm me mish të kuq, qengj, pjatat me tartuf, pasta të pasura dhe djathëra të vjetër. 

 

 

Eremo San Quirico Nativ 

Një verë e kuqe e fuqishme dhe elegante nga Puglia, me nota kumbulle, manaferrash të zeza, çokollate dhe  erëzash të ngrohta. Perfekte me mish të pjekur, biftek, qengj, pjata të gatuara në zgarë dhe djathëra të fortë e të pjekur. 

 

 

Leggenda Gold Series Primitivo di Manduria 

Një verë shumë e pasur dhe e koncentruar, me nota kumbulle të pjekura, çokollate, erëzash të ngrohta dhe vaniljeje. Shoqërohet në mënyrë ideale me mish të kuq të pjekur ngadalë, biftek, pjata të rënda me salca të pasura dhe djathëra të fortë. 

 

Amarone della Valpolicella Classico Benedetti 

Një verë e fuqishme dhe e thellë, me nota kumbulle të thata, rrushi të thatë, çokollate dhe erëzash të ngrohta. Shoqërohet në mënyrë perfekte me mish të pjekur ngadalë, pjatat me kërpudha dhe djathëra të vjetër e të fortë.