Nëse po fillon që tani të ndihesh në faj e të të vrasë ndërgjegja për kilogramët që do fitosh gjatë festave, nuk je vetëm. Sallata ruse, ballkavaja, gjeli i detit e ditët e pushimit e bëjnë të pashmangshme shtimin në peshë. Po tek sa njerëz ndodh ky fenonem e sa kilogramë më tepër marrin?
Përgjigjen ia jep një studim nga Talker Research. Një në katër amerikanë mund të shtojë deri në 4.5 kilogramë gjatë këtij sezoni.
62% e njerëzve e lënë mënjanë të zakonshmen e tyre, zakonet e shëndetshme dhe kjo ndodh veçanërisht tek brezat e rinj.
Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna tek festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.
-
Horoskopi për muajn dhjetor nga BORDO!
9 Dhjetor, 12:45 -
Fuqia e të kuqes: nga ekrani i madh tek veshjet që bënë histori
9 Dhjetor, 12:17


