KreuHoroskop

Horoskopi për muajn dhjetor nga BORDO!

Dashi 

Keni kohë që jeni larguar nga rutina juaj sportive, ndaj tani është çasti ta ringjallni atë. Filloni duke vendosur disa qëllime realiste që mund t’i arrini vërtet. Përsa i takon aspektit profesional, nëse keni një biznes, impenjohuni më shumë, nëse kërkoni rritje profesionale, bëni një plan sesi mund të arrini qëllimet tuaja. Mos hezito të bësh pyetje dhe të kërkosh këshilla, nuk është shenjë dobësie. 

Demi 

Shijoni kohën e mirë që po kaloni dhe mos lejoni askënd t'ju heqë lumturinë që keni fituar. Relaksohuni dhe dhurojini vetes më shumë kohë për t’u qetësuar, pasi do të zbuloni disa ndjesi të cilat nuk i kishit njohur deri tani. Teknologjia është një pasion që e keni prej kohësh, ndaj nëse vërtet mendoni se ajo është e ardhmja, konsultohuni me ekspertët për ta kthyer atë në një biznes. 

Binjakët 

Ekuilibri është çelësi. Çdo gjë është e mundur nëse dini si ta organizoni gjithçka në jetën tuaj profesionale dhe personale. Disa marrëveshje të papërfunduara në biznes apo punë kërkojnë vëmendjen tuaj, ndaj jepini kohën e duhur. Një rrjet miqsh dhe familjarësh do t’ju mbështesin, prandaj bëni gjithçka për të arritur atë që keni dashur prej kohësh. Disa ditë pushimi, do t’ju relaksojnë. 

Gaforrja 

Hipnoterapia, puna me energji, mjekësia alternative dhe meditimi janë metoda që do t’ju shërojnë, ndaj fokusohuni më shumë këtë periudhë te gjendja e brendshme. Në fillim të muajit, pasionet do të arrijnë kulmin e tyre, por jini selektivë. Për t'i bërë ëndrrat realitet, ju nevojitet një plan, por kjo nuk do të thotë që të humbni nga sytë qëllimin tuaj. Besojini intuitës, do t’ju mbajë në rrugën e duhur. 

Luani 

Mos u habit nëse ndjenjat e vjetra si xhelozia rishfaqen dhe mos i injoroni ose fshihni ato që ndjeni! Rrethoheni nga njerëz që ndajnë vlerat dhe vizionin tuaj, ndaj trajtoji të gjithë në mënyrë të barabartë, shpenzoni më shumë financiarisht për veten, ndaj përkëdhelni atë me ndonjë dhuratë. Marrëdhëniet familjare do të forcohen, ndaj bëheni më të hapur dhe shprehni ndjenjat me ta. 

Virgjëresha 

Rritja personale të pret këtë muaj. Ndiq instiktin nëse do të duhet të marrësh vendime të rëndësishme, pasi ato do të ndikojnë jo vetëm në karrierën, por edhe në mirëqenien tënde. Jeta sentimentale do të jetë paksa e plogësht, ndaj bëhu gati të fokusohesh më shumë te njeriu me të cilin të lidhin ndjenjat. Përfito nga takimet, pasi mund të avanconi më shumë në raportin tuaj. 

Peshorja 

Hapeni veten ndaj përvojave të reja që do t'ju lejojnë të transformoni perspektivën tuaj në një aspekt më pozitiv. Ndalo së ndjekuri ëndrrat të cilat nuk ju kanë çuar askund deri tani, ndryshe ato do t'ju çojë në shkatërrim! Përqafojeni dështimin dhe jepini vetes mundësinë për ta ta njohur më mirë. Një tërheqje personale ku mund të gjeni qetësi do t'ju sjellë paqe dhe shumë siguri. 

Akrepi 

Të gjithë duan të jenë pranë teje, prandaj organizo agjendën tënde dhe përgatitu të festosh disa momente argëtimi. Edhe nëse je në një humor selektiv, dashuria është në ajër, ndaj përpiqu t’u japësh kohë të gjithëve. Një moment kyç po vjen në raportet profesionale, ndaj nëse ndihesh ende i pavendosur, vepro sa më shpejt, sepse një rast i tillë nuk do të vijë më në jetën tënde. 

Shigjetari 

Merr iniciativën Shigjetar dhe arri qëllimet e tua pa frikë. Frymëzohu nga ata që ke përreth teje dhe merr vendime të rëndësishme që do të udhëheqin të ardhmen tënde. Pritet një moment romantik i cili do t’ju lejojë të shkëputeni nga monotonia, ndaj përgatituni të kënaqeni emocionalisht. Mbushe veten me energji dhe shpërndaje atë me ata që të rrethojnë. Ky është muaji yt. 

Bricjapi 

Lëreni telefonin dhe botën virtuale mënjanë, pasi po shkakton probleme që aktualisht nuk po i shihni. Mos i neglizhoni ndërveprimin shoqëror, pasi vetëm ato do t’ju nxjerrin nga situate ku ndodheni. Nëse largoheni nga vetmia ku keni hyrë, do të shijoni një pamje të bukur të jetës: dilni për dreka ose kafe me miqtë, shijoni realitetin. Projekte që keni në mendje, arrihen vetëm në ekip. 

Ujori 

Dedikimi i palodhur profesional dhe gjithë energjia do të shpërblehet më në fund me lajme që tregojnë se koha për të rritur financat tuaja është tani. Qëndroni larg nga marrëdhëniet shteruese që nuk kontribuojnë në mirëqenien tuaj.Nuk keni nevojë të gjurmoni çdo qindarkë që shpenzoni, por krijoni një buxhet që do të çojë në stabilitet. Përqendrohuni në raportet romantike, miqtë dhe familja. 

Peshqit 

Muaji që latë pas ishte një periudhë e vështirë në jetën tuaj, por më në fund do të filloni të shihni dritë në fund të tunelit.Koha që kaluat tregoi se jeni i fortë, i mençur dhe elastik, ndaj mund të shihni një pamje më të qartë të planeve tuaja për të ardhmen. Njerëzit që duan të investojnë tek ju shfrytëzojeni për të filluar punë apo biznes. Organizimi është çelësi i suksesit për të rritur atë që keni dashur.