Muaji dhjetor ka hyrë me një ngarkesë të fuqishme astrologjike, duke rikthyer në vëmendje çështje të pambyllura nga e kaluara. Sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila prezantoi parashikimin e saj javor në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, hëna e plotë në shenjën e Binjakëve bashkë me energjinë e Mërkurit në vijë të drejtë do të sjellë një valë qartësie, analiza dhe rishikimi të situatave që kemi lënë pezull.
Ndërsa jemi tashmë në sezonin e Shigjetarit, i njohur për vrull, entuziazëm dhe dëshirë për aventura, Kalogeri thekson se kjo energji mund të na shtyjë drejt vendimeve të nxituara. Megjithatë, dhjetori do të kërkojë edhe kujdes: priten tensione të lehta, veçanërisht në fushën financiare, si dhe kthim të temave problematike që kanë nisur disa muaj më parë.
Sipas astrologes, rikthimi i këtyre çështjeve nuk është rastësi, por një mundësi për t’i zgjidhur “njëherë e mirë”.
Shenjat më të prekura nga energjia e dhjetorit
Kalogeri rendit katër shenja që do ta ndiejnë më fort këtë ndikim:
Binjakët
Virgjëresha
Shigjetari
Peshqit
Këto shenja mund të përballen me situata që kërkojnë rishikim, vendime të rëndësishme dhe qartësim të raporteve personale apo profesionale.
Dhjetori vjen si një muaj i mbushur me dinamika, mësime dhe mundësi për të mbyllur kapituj të vjetër… para se të hyjmë në një vit të ri me energji të reja.
Chrysanthi Kalogeri: Dhjetori fillon mirë, me Mërkurin në kurs të drejtë dhe Afërditën në shenjën e Shigjetarit. Sot është një ditë ku jemi entuziastë, të nxituar. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira sepse Afërdita ka aspekte të mira me Plutonin. A do të vazhdojë dhjetori të jetë kaq i mirë sa fillon? Do të jetë një muaj ku do të kemi nevojë për komunikim të vazhdueshëm, lëvizje, nxitim, entuziazëm që në disa raste mund të na çojë në tension. Do të kemi shansin të gjejmë mbështetjen që duam. Kemi mundësi për një rishikim, bilanc të vitit të kaluar pas datës 20-24 ku planetët kalojnë në Bricjap dhe situata bëhet më serioze. Ky fundvit do të na sjellë rezultatet e duhura. Anët negative janë që në disa raste do të kemi tensione, zhgënjime, tradhti dhe duhet të mbrojmë marrëdhëniet që na interesojnë, të hetojmë mirë situatat ku përfshihet një iniciativë financiare. Shpenzoni për dhurata, bamirësi, për të shprehur dashuri, por te iniciativat e mëdha financiare dhjetori nuk është i përshtatshëm. Dhjetori vjen për të nxjerrë në pah probleme e çështje të marsit 2023, shtatori 2024 dhe pranvera 2025 si dhe eklipset e 7 dhe 21 shtatorit të këtij viti. Këto çështje do të mbyllen në mars 2026. Mos bëni veprime të nxituara që ju ekspozojnë, ruani bashkëpunimet dhe rrini larg nxitimit. Në datën 5 kemi hënën e plotë në shenjën e Binjakëve ku ka shumë rëndësi komunikimi dhe mund të krijohen situata tensionuese pa kuptuar, ndaj kujdes si i marrim gjërat dhe si shprehemi. Një përditshmëri shumë aktive që s’duhet të na çojë në keqkuptime.
