KreuHoroskop

Astrologia paralajmëron javë plot rikthime dhe surpriza romantike: Vazhdimi i një historie që nuk mbaron!

Astrologia paralajmëron javë plot rikthime dhe surpriza romantike:

Astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon për "Shije Shtëpie" në TvKlan se dita e ardhshme do të sjellë një vazhdim të historive që nuk janë mbyllur ende. Rikthime nga e kaluara, biseda të rëndësishme dhe takime sekrete do të ndikojnë në ritmin e jetës suaj.

Sipas saj, java që vjen është e mbushur me mundësi të dyfishta: përfitime financiare, surpriza profesionale, por edhe rikthime të dashurive të vjetra që mund të ndezin përsëri pasionin. Fundi i muajit pritet të sjellë momente romantike dhe emocione të forta.

“Është një javë shumë pozitive. Vazhdon ajo që ka nisur javën e kaluar. Sot dhe nesër janë ditë perfekte për t’iu rikthyer së kaluarës, për të ndërtuar ura komunikimi mes marrëdhënieve të tronditura ose atyre në krizë. Nuk përjashtohet që të merrni mesazhe ose të keni takime sekrete me persona nga e kaluara, në aspekt personal apo profesional. Mund të rikthehet edhe një dashuri e vjetër. Datat 26-27-28 janë shumë të favorshme për përfitime financiare, punë të reja ose kontakte pozitive. Mërkuri kalon në kurs të drejtë më 29-30, duke sjellë momente romantike dhe pasion të zjarrtë. Edhe pse mund të ketë pengesa gjatë javës, ato do të zgjidhen nga fundi i nëntorit,” shprehet Kalogeri.

Kjo javë është ideali për të shfrytëzuar shanset, rikthime dhe për të shijuar momente të veçanta në jetën personale dhe profesionale.

Dashi: Këtë javë do të keni vazhdim të çështjeve që kanë lindur javën e kaluar. Është momenti që të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tuaj, çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja. Do të keni biseda ku do të kërkoni një ndihmë dhe mbështetje financiare. Bisedat që do të bëni këtë javë do t’i mbani në mënyrë diskrete, paralelisht do të keni shanse për të rregulluar çështje që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë ose çështje që kanë të bëjnë me pasuritë dhe trashëgiminë. Do të çliroheni nga një ankth që keni. Jeni futur në një fazë shumë të mirë, ku do të bëni plane për të ardhmen. Mund të bëni biseda që kanë të bëjnë me një çështje ligjore. Deri diku mund të arrini edhe një fitore në atë pjesë.

Demi: Është një fazë shumë pozitive për ju, vetëm me pak antitezë. Duhet të fokusoheni te marrëdhëniet dhe te bashkëpunimet tuaja. Mund t’iu riktheheni bashkëpunimeve të së kaluarës; nëse keni një marrëdhënie që ka kaluar një krizë, por nuk jeni të sigurt, mund t’i riktheheni, t’i shikoni dhe t’i bisedoni edhe një herë gjërat. Madje nëse jeni në kërkim të një bashkëpunimi, rikthejuni edhe një herë bisedave të vjetra, cilat nga ofertat e bashkëpunimet e së kaluarës keni lënë pa shfrytëzuar. Java ju ofron mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj social, ju ofron mbështetje nga njerëzit tuaj të afërt që ndani përditshmërinë. Mund të merrni këshilla të dobishme nga njerëz që janë më kompetentë. Fundi i javës është më romantik dhe i bukur për ju. Fundjava ka edhe dashuri me shikim të parë dhe nuk përjashtohet që ju të keni shanse të tilla.

Binjakët: Gjithë kjo periudhë ka vendosur dhe vazhdon të vendosë theksin në përditshmërinë tuaj dhe në punën tuaj, duke rishikuar disa gjëra dhe duke e organizuar atë më mirë. Pra, nëse do t’i përvisheni punës dhe organizimit sa më të mirë të saj, erdhi momenti që të shpërbleheni në sferën financiare, ku do të keni patjetër rritje të të ardhurave, mund të keni rritje në detyrë, mund të keni edhe rikthimin e një pune të së kaluarës. Është një periudhë ku duhet që të përfitoni dhe nga ana tjetër duhet që të fokusoheni duke filluar që tani në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Të jeni të duruar ndaj provokimeve të të tjerëve dhe të kapni shanset që do të paraqiten nga fundi i javës dhe deri në dhjetor. Pavarësisht se fundi i javës ka një klimë shumë romantike, ju duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të vlerësoni mirë situatat që ju paraqiten, veçanërisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Gaforrja: Periudha është ideale për ju. Mjafton që të mos i lini vend anës emocionale. Mos u bëni qaramanë, por përfitoni nga shanset që keni në jetën tuaj personale. Do të keni shumë zhvillime në jetën tuaj personale, në atë që ka të bëjë me krijimtarinë tuaj dhe me atë që ju jep kënaqësi. Një periudhë shumë e mirë për lajmet e gëzueshme që do të merrni. Mund të udhëtoni dhe të vini akoma më afër me të dashurit tuaj. Do të kaloni një javë shumë romantike. Kjo javë është një periudhë shumë e mirë për të medituar dhe për të kërkuar gjëra nga universi.

Luani: Vazhdon edhe kjo javë si java e kaluar ku do t’ju sfidojnë gjëra që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale, familjen, punën, shtëpinë apo pronën. Do të gjeni shanse dhe mbështetje financiare, të cilat do të synojnë realizimin e qëllimeve tuaja. Në fund të javës mund të keni disa lajme të papritura në lidhje me punën dhe familjen. Gjithsesi përfitoni nga puna për të gjetur qetësinë tuaj shpirtërore, për të realizuar një vepër ose plan, të cilin nuk e vendosni tani në zbatim, por nga behari. Kjo periudhë është shumë e përshtatshme për prindërit dhe familjen.

Virgjëresha: Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju, ku gjatë kësaj jave duhet të dilni, të takoni njerëz, të promovoni punën tuaj, të takoheni me miq, shokë dhe të afërmit tuaj, të cilët do t’ju ndihmojnë dhe do të realizojnë synimet tuaja personale dhe ato profesionale. Mund të takoni një person të papritur, nga e kaluara juaj, mund të jetë edhe një ish-i juaj. Kjo periudhë favorizon takime me njerëz nga rrethi juaj social, i cili synon në realizimin e qëllimeve dhe të planeve që keni, por edhe për forcimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Shumë të ndikuar jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ku një marrëdhënie ose një bashkëpunim që ka kaluar provat do e vendosni në një bazë të shëndoshë. Do të keni shumë shanse të mira romantike në fund të javës.

Peshorja: Ka lajme të mira për ju. Këtë periudhë duhet që të fokusoheni te financat dhe në të ardhurat tuaja. Kjo javë do t’ju japë shanset për të krijuar një burim të ri në të ardhurat tuaja, i cili mund të vijë nga puna juaj ose nga një mbështetje. Ka ardhur momenti që t’i bashkoheni të së kaluarës. Për ju që keni pengesa, nga fundi i këtij muaji do të zhbllokohen dhe do të gjeni rrugën për t’i zgjidhur. Njëkohësisht fillon një periudhë shumë e mirë, ku do të gjeni gëzimin në përditshmërinë tuaj. Përfitoni nga kjo periudhë për jetën tuaj sociale. Në punë do të vazhdoni të jeni korrektë dhe të përpiktë.

Akrepi: Vazhdon periudha ku duhet të jeni të fokusuar te vetja juaj. Është momenti që edhe këtë javë të fokusoheni te jeta juaj personale, te planet që keni për të ardhmen, por njëkohësisht të fokusoheni edhe te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës jeni më të ndikuarit, kështu që mund të rregulloni marrëdhënie ose bashkëpunime të tronditura. Paralelisht mund të bëni biseda dhe takime që duhet t’i mbani për veten tuaj. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të keni zhvillime mjaft romantike.

Shigjetari: Çdo bisedë që do të bëni, qoftë në jetën tuaj personale, qoftë për jetën tuaj profesionale, duhet që të bëhet në intimitet, larg syve të të tjerëve. Do të kërkoni ndihmë dhe mbështetje financiare. Në fund të javës ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm në premtimet që do t’ju bëhen në bisedat që do të zhvilloni, mjafton që gjithçka të jetë brenda normave ligjore dhe brenda rregullave. Njëkohësisht jeni në një fazë ku do të preokupoheni me veten tuaj, me planet e karrierës dhe të jetës tuaj. Jeni shumë të aktivizuar ju të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës, por nuk duhet të jeni shumë impulsivë. Evitoni keqkuptimet me të tjerët.

Bricjapi: Ka ardhur momenti që të jeni shumë aktivë dhe shumë socialë; gjatë kësaj jave dilni, takoni miq, shokë dhe njerëz nga e kaluara. Bëni disa ndryshime në planet dhe synimet tuaja. Bëni biseda serioze me njerëzit e rrethit tuaj dhe do të keni shanse shumë të mira për të krijuar një bashkëpunim profesional, ose një marrëdhënie personale, e cila edhe tani mund të marrë vendime serioze për të ardhmen. Të gjitha lëvizjet që bëni tani ju ofrojnë stabilitet për të ardhmen. Fokusohuni në rrjetin tuaj social, në qëllimet dhe synimet që keni. Paralelisht do të bëni edhe udhëtime që do t’ju sjellin më afër me të dashurit tuaj.

Ujori: Fokusohuni në karrierën dhe jetën sociale, apo edhe bisedat që do të bëhen në punë. Madje është momenti që në jetën tuaj sociale dhe në karrierën tuaj të punoni me mend, me qëllim që lëvizjet dhe takimet që bëni gjatë kësaj jave të sjellin rezultate në xhepin tuaj dhe në të ardhurat tuaja. Në fund të javës mund të keni disa shqetësime në aksin punë-familje. Çfarëdo që do të dalë në fund të javës, mirë është që ta rishikoni në fillim të javës që vjen. Njëkohësisht është një periudhë ku mund të përmirësoni përditshmërinë tuaj.

Peshqit: Periudha është ideale për ju. Një pjesë e madhe e situatës është në dorën tuaj; ju mund të bëni lëvizje dhe të vendosni për jetën tuaj dhe të ardhmen. Keni shanse që të udhëtoni, ku do të kaloni bukur. Madje udhëtimi mund të përbëjë një frymëzim ose një shkas për diçka shumë të mirë. Është një periudhë ideale për jetën personale. Përfitoni nga kjo javë dhe nga fundi i javës, mjafton që të qëndroni me këmbë në tokë.

Tags:

horoskop