KreuStil Jetese

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

True360 nga Bang & Olufsen 

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

Edhe pse është një altoparlant kompakt, i lehtë dhe që peshon rreth 650 gramë, Beosound Explore nga Bang & Olufsen ka tingull shumë të fuqishëm. Komod për t’u marrë ngado me vete, sepse ka jetëgjatësi baterie deri në 27 orë, mund të lidhet përmes Bluetooth-it me çdo pajisje tjetër dhe është rezistent ndaj ujit, pluhurit dhe gërvishtjeve.  

 

Maska Foreo 

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

Përjetoni trajtime LED në nivel SPA-je me shtypjen e një butoni. Ultra e lehtë dhe punuar me silikon fleksibël, maska LED nga Foreo zhvillon një terapi me dritë të kuqe, e cila trajton rrudhat dhe aknet. Falë 600 pikave të dritës dhe 8 gjatësive të valëve, do të shihni rezultate mahnitëse, ndërkohë që maska ruan elasticitetin e lëkurës dhe ndalon aknet.  

 

Remington RX7 Ultimate 

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

Burrat gjithmonë janë në kërkim të makinës ideale të rrojës, por Remington RX7 është e duhura. Ka një brisk tejet të mprehtë, i cili rruan mjekrën në më pak se dy minuta. Pajisja falë pesë kokave fleksibile dhe modalitetit Turbo, arrin që të zbutë edhe qimet më të trasha, deri në 0,2 mm, duke siguruar një fytyrë të pastër dhe rruajtje me saktësi.

 

Oppo, OnePlus Open 

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

Marka e telefonave inteligjentë Oppo befason me OnePlus Open, një edicion krejtësisht me AI, një version i palosshëm dhe me një dizajn futuristik. Telefoni ka sistem të trefishtë të kamerave të pasme, një sensor kryesor 48MP, një lente telefoto 64MP dhe një ultra të gjerë 48MP dhe në pjesën ballore, një 20MP në ekranin e brendshëm dhe një 32MP për selfie. 

 

Një çip në portofol  

Gadget- pajisjet elektronike inovative, nëntor 2025!

Ngjan me një kartë krediti, por në fakt është thjesht një gjurmues portofoli. Kompania Eufu Security e dizajnoi mepamje krediti, brenda së cilës vendosi një mikroçip të teknologjisë së lartë, me saktësi të madhe. JU mund ta kërkoni atë përmes telefonit me GPS ose përmes një sinjali zanor. Gjurmuesi ka një bateri me jetëgjatësi deri në 3 vjet dhe është rezistent ndaj ujit.